LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 100 të vdekur në Havai, Biden: Do të arrij atje sa më shpejt që të mundem, nuk dua të pengojë

Më shumë se 100 të vdekur në Havai, Biden: Do të arrij atje sa më shpejt që të mundem, nuk dua të pengojë

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se do të udhëtojë në Havai “sa më shpejt të jetë e mundur”, pas kritikave për reagimin e tij ndaj zjarreve vdekjeprurëse në pyje në ishull, numri i viktimave të të cilave ka kaluar 100, shkruan sot BBC.

Duke folur në Milwaukee dje, Biden tha se dëshiron të sigurohet që njerëzit në shtet të kenë “gjithçka që u nevojitet”, transmeton Telegrafi.

Numri i të vdekurve nga zjarret tani është 101, ndërsa rreth 1300 persona janë të zhdukur. Banorët e Havait u ankuan për shpejtësinë e reagimit të qeverisë federale ndaj katastrofës.


Presidenti tha dje se ai nuk e ka vizituar ende Havain nga shqetësimi se do të largonte burimet dhe vëmendjen nga reagimi humanitar. Jill Biden do ta shoqërojë atë në Havai, shtoi ai.

“Nuk të pengojë. Kam qenë në shumë zona të fatkeqësive. Dua të sigurohem që të mos ndërpresim përpjekjet e vazhdueshme të rimëkëmbjes”, tha Biden.

Më shumë se 500 personel federal të urgjencës janë dërguar deri më tani për të ndihmuar, duke përfshirë 150 specialistë të kërkimit dhe shpëtimit.

Ka kritika se sirenat nuk kanë rënë në fillim të zjarrit, dhe ka ankesa se mund të jetë urdhëruar shumë vonë evakuimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite

Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite

Azia
Hulumtim i opinionit publik në Francë: Ekstremi i djathtë i Le Penit nuk do të fitojë shumicën në parlament

Hulumtim i opinionit publik në Francë: Ekstremi i djathtë i Le Penit nuk do të fitojë shumicën në parlament

Evropa
Pesë gjëra që pritet të ndodhin në samitin e NATO-s në Uashington

Pesë gjëra që pritet të ndodhin në samitin e NATO-s në Uashington

Amerika
Lego prezantoi një kub të bërë nga pluhuri hapësinor: A është një zgjidhje për vendosjen e Hënës?

Lego prezantoi një kub të bërë nga pluhuri hapësinor: A është një zgjidhje për vendosjen e Hënës?

Botë
Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden

Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden

Amerika
Vodhi një veturë, më pas vuri re një fëmijë në ulësen e pasme - lëvizja e radhës e grabitësit i habiti të gjithë në Miami

Vodhi një veturë, më pas vuri re një fëmijë në ulësen e pasme - lëvizja e radhës e grabitësit i habiti të gjithë në Miami

Amerika
Kalo në kategori