LAJMI I FUNDIT:

Zelensky falënderon Maqedoninë e Veriut për mbështetjen ndaj Ukrainës

Zelensky falënderon Maqedoninë e Veriut për mbështetjen ndaj Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në deklaratën e G-7 në mbështetje të garancive të sigurisë për Ukrainën.

“I jam mirënjohës Maqedonisë së Veriut që iu bashkua deklaratës së G-7 në mbështetje të garancive të sigurisë për Ukrainën dhe u bë vendi i 15-të që e bën këtë. I vlerësoj përpjekjet personale të kryeministrit Dimitar Kovaçevski për të forcuar partneritetin e vendeve tona”, ka shkruar Zelensky në Twitter.


Vendet e G7 në kuadër të samitit të NATO-s në Vilnius njoftuan një kornizë sigurie për garancitë afatgjata të sigurisë për Ukrainën që synojnë mbrojtjen e vendit nga Rusia.

G7 ripohoi përkushtimin e tyre ndaj qëllimit strategjik për një Ukrainë të lirë, të pavarur, demokratike dhe sovrane, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, të aftë për të mbrojtur veten dhe për t’i rezistuar agresionit të ardhshëm.