LAJMI I FUNDIT:

Dikur burgosi mafiozët bazuar në një akuzë, Giuliani tani vet po përballet me një padi të ngjashme

Dikur burgosi mafiozët bazuar në një akuzë, Giuliani tani vet po përballet me një padi të ngjashme

Si prokuror federal në vitet 1980, Rudy Giuliani bëri bujë në mbarë botën për ndjekjen e familjeve të krimit të organizuar të New Yorkut.

Për ta bërë këtë, ai nisi përdorimin e një akti federal kundër shantazhit që synonte ndjekjen penale të “ndërmarrjeve” të vazhdueshme kriminale.

Gati 40 vjet më vonë, kryetari i dikurshëm i New Yorkut po përballet me një akt të ngjashëm si i pandehur në hetimet rreth zgjedhjeve presidenciale në Georgia.


Giuliani ka mohuar deri më tani të gjitha akuzat, raporton bbc.

Akti, i njohur më parë si Akti i Organizatave të Ndikuara dhe të Korruptuara nga Shantazi – ose Riko – u miratua nga Kongresi amerikan në vitin 1970 në një përpjekje për të ndihmuar prokurorët të bashkojnë çështje komplekse që përfshijnë bosët kriminalë që jepnin urdhra dhe vartësit e nivelit më të ulët që i zbatonin ato.

https://www.youtube.com/watch?v=r9VXTayp5vA

Në fillim të viteve 1980, Giuliani përdori në mënyrë të famshme Aktin e Rikos për të sulmuar në mënyrë agresive “Pesë Familjet” e mafies italo-amerikane të New Yorkut.

Që nga viti 1931, familjet drejtoheshin nga “Komisioni”, organ qeverisës që mbikëqyrte aktivitetet e rreth 1000 anëtarëve dhe të një rrjeti të gjerë prej disa mijëra “bashkëpunëtorësh” të tjerë në të gjithë New Yorkun, New Jerseyn dhe më tej.

Gati 37 vjet pas shpalljes së vendimeve të gjyqit të Komisionit, Giuliani, tani 79 vjeç, po përballet me versionin e Georgias të aktit të Rikos si i pandehur së bashku me ish-presidentin amerikan, Donald Trump dhe 17 persona të tjerë që po akuzohen se janë përpjekur që të përmbysin rezultatet e zgjedhjeve amerikane të vitit 2020.

Giuliani ka mohuar në mënyrë të përsëritur se nuk ka vepruar në kundërshtim me ligjet. Në një deklaratë të hënën, ai e quajti padinë e Georgias si “fyerje ndaj demokracisë amerikane” që i bën “dëm të përhershëm dhe të pakthyeshëm” sistemit të drejtësisë amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Botë
Raporti i fundit i Pentagonit - zbulohen qindra pamje të reja të UFO-ve

Raporti i fundit i Pentagonit - zbulohen qindra pamje të reja të UFO-ve

Amerika
Pesë momentet kyçe nga java e parë e Trumpit si president i zgjedhur amerikan

Pesë momentet kyçe nga java e parë e Trumpit si president i zgjedhur amerikan

Amerika
Do të jetë sekretarja më e re e shtypit në historinë e Shtëpisë së Bardhë - Trump vazhdon me emërimet e reja

Do të jetë sekretarja më e re e shtypit në historinë e Shtëpisë së Bardhë - Trump vazhdon me emërimet e reja

Amerika
Biden dhe presidenti kinez me një takim përfundimtar të tensionuar ndërsa afrohet epoka e Trumpit

Biden dhe presidenti kinez me një takim përfundimtar të tensionuar ndërsa afrohet epoka e Trumpit

Botë
Kalo në kategori