LAJMI I FUNDIT:

Bonusi më i çmendur që ka parë historia e sportit: Një ‘shikim’ brenda kontratës së Neymarit me Al Hilal

Bonusi më i çmendur që ka parë historia e sportit: Një ‘shikim’ brenda kontratës së Neymarit me Al Hilal

Neymar është bërë superylli i fundit që ka ndërruar Evropën me Arabinë Saudite – dhe nuk është për t’u habitur duke parë disa nga bonuset e tij të përfolura të kontratës.

Braziliani u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur iu bashkua PSG-së në vitin 2017 – por ai vendosi se ishte koha të largohej nga Franca këtë verë. Lojtari u tha përfaqësuesve të tij se donte të largohej nga kryeqyteti francez, përpara se të shkonte te Al Hilal.

Dhe ndërsa Neymar e zyrtarizoi lëvizjen të martën në mbrëmje, Foot Mercato ka zbuluar disa nga detajet tronditëse të kontratës së tij.

PSG gjen zëvendësuesin e Neymarit në Serie A
Lexo po ashtu PSG gjen zëvendësuesin e Neymarit në Serie A

Është e lehtë të shihet pse Neymar ka bërë këtë lëvizje, me brazilianin që thuhet se do të fitojë 500,000 euro për postim në rrjetet sociale.

Neymar do të ketë një avion privat në dispozicion të tij, gati për ta çuar atë kudo që ai dëshiron – një luks që gëzon edhe Cristiano Ronaldo pas kalimit të tij në Al Nassr.

Si e kishte parashikuar saktë Gary Lineker atë që do të ndodhte me Neymarin në vitin 2017
Lexo po ashtu Si e kishte parashikuar saktë Gary Lineker atë që do të ndodhte me Neymarin në vitin 2017

Dhe, ashtu si Ronaldo, edhe Neymar do të lejohet të jetojë me partneren e tij, Bruna Biancardi, edhe pse dyshja nuk janë të martuar. Kur Ronaldo u transferua në Saudi, kishte pyetje nëse ai do të lejohej të jetonte me Georgina Rodriguez – por vendi e zbuti politikën e tyre të rreptë.

Sipas Sky, Neymar do të fitojë 150 milionë euro në vit në Al Hilal – por ky numër mund të vazhdojë të rritet, që janë disa bonuse të zgjuara.

Si ka ndryshuar marrëveshja mes Neymarit dhe Al Hilal nga ajo që u raportua javën e kaluar
Lexo po ashtu Si ka ndryshuar marrëveshja mes Neymarit dhe Al Hilal nga ajo që u raportua javën e kaluar

Foot Mercato shton se braziliani do të fitojë 80,000 euro për çdo herë që Al Hilal fiton ndërsa ai është në fushë. Ndoshta bonusi më befasues që ka parë historia e sportit, jo vetëm e futbollit.

Arabia Saudite ka parë një mori superyjesh të zhvenden në Lindjen e Mesme që kur Ronaldo e ndërroi Manchester Unitedin me Al Nassr pas Kampionatit Botëror.

Deri më tani këtë verë, ish-yjet e Ligës Premier si, Sadio Mane, N’Golo Kante dhe Jordan Henderson janë zhvendosur në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Përfaqësuesja e Kosovës
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin

Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin

Kombëtarja e Shqipërisë
Spalletti ishte i acaruar me disa gjëra pas ndeshjes ndaj Shqipërisë edhe pse Italia e tij fitoi

Spalletti ishte i acaruar me disa gjëra pas ndeshjes ndaj Shqipërisë edhe pse Italia e tij fitoi

Kombëtarja e Shqipërisë
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Përfaqësueset
Kalo në kategori