Organet e ndjekjes penale nuk kanë treguar nëse kanë vepruar, pas thirrjes së presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski, për sanksionimin e organizatorëve të dy ngjarjeve në Maqedoninë e Veriut, ku mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Më 11 gusht, Kurti mori pjesë në dy ngjarje në Çair dhe Tetovë, komuna të banuara me shumicë shqiptare.
Presidenti maqedonas, Pendarovski, më 13 gusht tha se “organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen për shkak të injorimit të simboleve shtetërore, por edhe për shkak të vendosjes së ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste të shteteve të mëdha”.
Kurti qëndroi në Çair me ftesë të kryetarit Visar Ganiu, dhe në Tetovë me ftesë të drejtuesit të komunës, Bilall Kasami. Ai mori pjesë në përurimin e një rruge me emrin e veprimtarit Adem Demaçi në Çair, ndërsa në Tetovë mori pjesë në lëshimin në përdorim të një rruge në Malësinë e Tetovës.
Gjatë kësaj vizite, Kurti dhe kreu i Tetovës folën edhe mbi nevojën e hapjes së një tuneli me gjatësi prej rreth 6 kilometrash për lidhjen e Tetovës dhe Prizrenin.
Përveç presidentit Stevo Pendarovski, ka reaguar edhe kryeministri Dimitar Kovçevski, i cili madje ka kërkuar sqarime edhe nga Ambasada e Kosovës në Shkup.
“Vendosja e flamujve që nuk janë shtetërorë është në kundërshtim me protokollet dhe ligjet për organizimin e manifestimeve në prani të zyrtarëve të vendeve të huaja. Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë po merr masa për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit”, u tha në reagimin e kabinetit të kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski.
Opozita maqedonase, ndërkohë, ka kërkuar llogari nga institucionet, për siç tha, “poshtërimin e radhës të shtetit maqedon”.
Partia maqedonase në opozitë, OBRM-PDUKM, tha se institucionet nuk mund të arsyetohen me “vizita private”, ngjashëm siç kishin bërë edhe me rastin e vizitave të zyrtarëve nga Bullgaria.
“Sa herë që dalin në pah tradhtitë e Lidhjes Social Demokrate [parti në pushtet] të cilët e zhytën Maqedoninë [e Veriut], arsyetohen me terminologjinë e ‘vizitave private’. Sa për kujtesë, qëndrimi i Iljana Jotovës [nënpresidentes bullgare] dhe gjithë kreut shtetëror bullgar në Manastir për hapjen e klubit bullgar, ishte një ‘vizitë private’. E njëjta gjë po ndodh tani. LSDM-ja votoi për ndryshimin e rrugëve, LSDM-ja angazhoi forca policore dhe kordon për Kurtin. LSDM-ja dhe kandidati i tyre i dëshiruar për president, ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, e gjunjëzuan sërish Maqedoninë [e Veriut]”, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski.
Reagime të shumta pati edhe nga njohës e çështjeve politike maqedonase, disa prej të cilëve kryeministrin Kurti e quajtën edhe “Napoleoni i vogël i Ballkanit”.
“[Kryeministri i Kosovës] Albin Kurti shëtiti nëpër Shkup dhe Tetovë, me nikoqirët e tij vendas, shkatërroi në mënyrë fyese epopenë antifashiste maqedonase dhe luftën për shtet, pështyu pak mbi Qeverinë, u përqafua me opozitën etnike, ndau idetë se me kë maqedonasit duhet të ishin miq dhe kë të injorojnë, përshëndeti ikonografinë e madhe shqiptare të organizatorëve… Nuk ishte shumë i qartë për projektin infrastrukturor të tunelit në malin Sharr në fazën e idesë, dhe me krenari, si një Napoleon i vogël ballkanik, ai u largua nga vendi me gjithë primitivizmin e tij diplomatik, të kalitur me një brez nacionalist përçarës”, tha analisti maqedonas Zoran Ivanov.
Por, reagime krejtësisht të ndryshme ka pasur nga partitë opozitare shqiptare, të cilët akuzuan palën maqedonase për “rikthimin e histerisë antishqiptare nga periudha e komunizmit”.
“Duke u frikësuar se kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Dimitar Apasiev [ kryetar i partisë E Majta] po ia zënë vendin e albanofobit, më në fund edhe ai [presidenti Pendarovski] doli në skenë për të kërkuar përgjegjësi juridike për ata që e paskan ‘rrënuar shtetësinë e Maqedonisë së Veriut’ për shkak të himnit të flamurit shqiptar dhe flamujve kombëtarë shqiptarë…”
“Nëse ka ndonjë maqedonas që beson se shqiptarët ndonjëherë diku do ta këndojnë himnin maqedonas, ai ka probleme serioze të perceptimit të realitetit, ngase derisa ky shtet nuk e kupton realitetin multietnik, por insiston në simbole shtetërore monoetnike maqedonase, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë”, deklaroi Orhan Murtezani nga partia Alternativa.
Fejzi Hajdari, njohës i çështjeve politike dhe botues i gazetës Lajm, thotë për Radion Evropa e Lirë se reagimi i presidentit Stevo Pendarovski, i cili kërkoi sanksione për organizatorët e vizitës së kryeministrit Kurti, për shkak se në një tubim u pa një grafit me hartën e “Shqipërisë etnike”, por edhe reagimet e zyrtarëve të tjerë partiakë, të kujtojnë “histerinë antishqiptare gjatë periudhës së komunizmit”.
Ai thotë se “reagimet e tilla e kanë qendrën në Beograd”, që sipas Hajdarit, dëshmohet edhe me reagimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili vizitën e Kurtit e quajti “skandal mbi skandalet”, pasi në Tetovë dhe Shkup, sipas Vuçiqit ishte promovuar “Shqipëria e Madhe”.
“Në Maqedoni të Veriut kur është fjala për shqiptarët, gjithmonë aktivizohet ‘butoni’ nga Beogradi, atje ku tradicionalisht gatuhen ‘kuzhinat antishqiptare’… Unë habitem me partitë shqiptare, respektivisht Bashkimin Demokratik për Integrim [BDI], i cili deri tani nuk e pa të arsyeshme të bënte qoftë edhe një reagim dyfjalësh, ndërkohë institucionet tjera, presidenti, kryeministri, e partitë tjera po shfaqin histerinë e dikurshme”, thotë ai.
Sipas Hajdarit, është “hipokrizi” të kërkosh sanksione për një grafit të shfaqur në një tubim dhe “të mos kërkosh sanksione kur shqiptarët fyhen çdo ditë në fusha sportive dhe kur çdo ditë hasim në grafite me thirrje të rënda antishqiptare”.
“Paramendoni kemi grafite nëpër Shkup ‘Vdekje për shqiptarët’, kemi brohoritje antishqiptare në ndeshje futbolli nga tifozeria maqedonase, e cila kërkon ‘dhoma gazi për shqiptarët’, ‘vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë’ dhe nuk di unë nëse ndonjëherë është ngritur ndonjë padi ndaj këtyre grupeve”, thotë Hajdari.
Ai konsideron se reagimet e palës maqedonase më shumë kanë të bëjnë me kundërshtimin e deklaratës së kryeministrit të Kosovës për nevojën e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Kosovës e Shqipërisë për ta ndalur ndikimin rus e serb në Ballkanin Perëndimor./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos