LAJMI I FUNDIT:

Një numër i njësive të Cybertruck shihet në Gigafabrikën e Tesla në Teksas

Një numër i njësive të Cybertruck shihet në Gigafabrikën e Tesla në Teksas

Raportet e fundit sugjerojnë se Gigafabrika e Tesla-s në Teksas është në lëvizje, duke prodhuar Cybertruck në sasi të mëdha.

Entuziasti i dronëve, Joe Tegtmeyer së fundmi na ofroi disa pamje nga ajri të ambienteve të kompanisë, ku kishte pikasur një numër të njësive të Cybertruck, e që mund të jetë një provë prodhimi.

Por, a ka filluar prodhimi në masë i Cybertruck në Teksas? Ende jo. Por është një tregues se Teslës po shkon në atë drejtim, dhe se kompania mund të jetë më afër fillimit zyrtar të prodhimit, raporton Arena EV, përcjell Telegrafi.


Sa i përket asaj se kush do jenë personat e parë që do t’i vozitin këto kamionçina, ata mund të jenë dikush nga ekzekutivi i kompanisë.

Është një kohë emocionuese për industrinë e veturave elektrike dhe Cybertruck i Tesla-s është pikërisht në ballë të këtij revolucioni. /Telegrafi/