LAJMI I FUNDIT:

E transferuan për 100 milionë euro, por Kane thyen të gjitha rekordet me shitjet e fanellave në Gjermani

E transferuan për 100 milionë euro, por Kane thyen të gjitha rekordet me shitjet e fanellave në Gjermani

Bayern Munich ka arritur të nënshkruajë me Harry Kane pas negociatave të stërgjatura me Tottenham Hotspurs.

Bavarezët u pajtuan të paguajnë 100 milionë euro te Spurs për transferimin e tij, plus 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

30-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me Bayernin nga e cila do të fitojë 25 milionë euro bruto në sezon, apo rreth 15 neto.


Kapiteni i Anglisë është bërë blerja më e shtrenjtë jo vetëm në historinë e Bayernit, por në të gjithë futbollin gjerman.

E përditshmja gjermane Sport Bild ka raportuar se është thyer një rekord edhe sa i përket shitjes së fanellave të Harry Kane nga tifozët bavarezë.

Në fakt Bayerni nuk ka fituar kurrë kaq shumë në një ditë me fanella me emrin e një lojtari.

Para fundit të ditës së diel, Bayerni ka shitur më shumë se 10 mijë fanella me emrin Kane dhe numrin nëntë.

Fanellat origjinale të Kane kushtojnë nga 75 euro (për fëmijë) deri në 138 euro . Nëse e vendosim çmimin mesatar, mesatar në 100 euro, atëherë duket qartë se vetëm dje Bayerni ka shitur fanellat e Kane për më shumë se një milion euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Donjeta Sadiku e nis me fitore në Paris 2024

Donjeta Sadiku e nis me fitore në Paris 2024

Boks
Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen

Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen

La Liga
Si Roma është në gjendje të shpenzojë afër 100 milionë euro - Soule dhe Le Fee të kryer, Dovbyk rrugës

Si Roma është në gjendje të shpenzojë afër 100 milionë euro - Soule dhe Le Fee të kryer, Dovbyk rrugës

Serie A
Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ndërkombëtare
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ermal Krasniqi shënon golin e parë me fanellën e Sparta Pragës - sulmuesi tundi rrjetën pas disa lëvizjeve të bukura

Ermal Krasniqi shënon golin e parë me fanellën e Sparta Pragës - sulmuesi tundi rrjetën pas disa lëvizjeve të bukura

Ligat tjera
Kalo në kategori