LAJMI I FUNDIT:

Instagram shton veçorinë e muzikës në ‘reels’ e fotografive

Instagram shton veçorinë e muzikës në ‘reels’ e fotografive

Instagram ka shtuar mundësinë e kombinimit të muzikës me karuselet e fotografive, dhe tani përdoruesit mund të editojnë dhe personalizojnë edhe më tutje përmbajtjen e tyre.

Funksioni i ri u prezantua edhe zyrtarisht në mbrëmjen e së enjtes, dhe përdorimi i parë u bë nga këngëtarja Olivia Rodrigo, e cila promovoi këngën e saj të re “Bad idea right?”.

Përdoruesit tani mund të zgjedhin këngë për të shoqëruar karuselet e fotografive të tyre, dhe si rrjedhojë edhe t’i shprehin ndjenjat dhe disponimin e tyre, përcjell Telegrafi.


Instagram creators can now highlight their fan-created Reels through the "For You" sticker

Kjo veçori e re tingëllon si diçka e njohur, kjo pasi veçse ekziston në TikTok.

Aplikacioni në fjalë i ka lejuar përdoruesit që të shtojnë muzik tek karuselet e fotografive që prej kur e prezantoi për herë të parë modalitetin e “slideshow” në shtatorin e vitit të kaluar.

Në atë kohë dukej sikur TikTok po imitonte Instagramin në një rast të rrallë, por tani duket se Instagrami u frymëzua nga përshtatja e funksioneve që ky rrjet social veçse i kishte të integruara. /Telegrafi/