LAJMI I FUNDIT:

62-vjeçari tentoi të vriste familjarët, psikiatrja: 3,600 persona me probleme të shëndetit mendor në Korçë, faktorët që ndikojnë

62-vjeçari tentoi të vriste familjarët, psikiatrja: 3,600 persona me probleme të shëndetit mendor në Korçë, faktorët që ndikojnë

I mbyllur në shtëpinë e tij, në gjendje të rënduar mendore dhe i armatosur me kallashnikov Ramiz Muçollari 62-vjeçari nga Qesaraka e Maliqit i rezistoi mbi 8 orë forcave të policisë, derisa u ekzekutua prej Forcave RENEA mëngjesin e së shtunës.

Ai plagosi një ditë më parë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas refuzoi të dorëzohej Pavarësisht përpjekjeve të policisë për të negociuar ndërsa qëllonte në drejtim të tyre nga kati i tretë i banesës.

Sipas të dhënave, Ramiz Muçollari, një person i kartelizuar për problemet e shëndetit mendor  ditën e premte kishte qenë në gjendje të rënduar dhe u shoqërua në spital nga djali dhe një i afërm por ai nuk u shtrua dhe pas kthimit në banese nisi të konfliktohej me familjarët duke plagosur me thike bashkëshorten në këmbë dhe me një levë djalin e tij në pjesën e kokës.


Ngjarja tragjike në Shqipëri, pamje nga aksioni i RENEA-s pas ekzekutimit të 62 vjeçarit në Maliq
Lexo po ashtu Ngjarja tragjike në Shqipëri, pamje nga aksioni i RENEA-s pas ekzekutimit të 62 vjeçarit në Maliq

Ndërsa dy anëtarët e familjes kërkuan ndihmë dhe u dërguan ne spital, policia e Korçës rrethoi banesën për të bërë 62-vjeçarin që të dorëzohej por ai ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Rreth orës 2 të mëngjesit të së shtunës në vendngjarje mbërritën forcat Renea dhe për gati 6 orë mes tyre dhe 62-vjeçarit pati shkëmbime zjarri e për pasojë Muçollari humbi jetën.

“Ka pasur probleme më parë, por kanë kaluar 6-7 vite. Ishte mirë. Shqetësimi ka qenë tani në fund fare”, rrëfen një fqinj.

Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili e konsideroi këtë si një përmbushje të detyrimeve ligjore nga autoritetet, kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Por nga ana tjetër, mjekja psikiatre Nikolina Bode thotë se në Korçë janë mbi 3600 persona të kartelizuar për probleme të shëndetit mendor, ndërsa i nxehti ndikon në rritjen e agresivitetit.

“Ndikojnë shumë faktorë social, ekonomik, emigracioni. Në këtë periudhë, temperaturat e larta ndikojnë negativisht te pacientët, sidomos ata që shfaqen të dhunshëm në familje”.

Pavarësisht diagnostikimit, mjekët specialistë pohojnë se në kushtet e agravimit të pacienteve të cilët kanë forma dhune në familje risku për krime mbetet i lartë. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori