LAJMI I FUNDIT:

Babai i argjentinases që u vra në Kosovë: Janë gjetur detaje të rëndësishme, vajza ka pasur lëndime të mëparshme

Babai i argjentinases që u vra në Kosovë: Janë gjetur detaje të rëndësishme, vajza ka pasur lëndime të mëparshme

Drejtësia në Kosovë vijon hetimet për rrethanat në të cilat humbi jetën 27-vjeçarja argjentinase në Fushë Kosovë.

I dashuri i saj, Endrit Nika, është ende në paraburgim, pasi dyshohet për vrasje.

Facundo Urdangaray, babai i María Clara Urdangaray, 27-vjeçares argjentinase që vdiq në Kosovë pasi u rrëzua nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë derisa ishte me të dashurin e saj, dha detaje të reja për ecurinë e hetimeve dhe gjithashtu raportoi se familja e saj ende po lufton për të riatdhesuar trupin e të resë.


Burri shpjegoi se mjekësia ligjore gjeti lëndime që nuk përputhen me rënien nga lartësia, pra ato ishin të mëparshme.

Edhe pse ende nevojitet më shumë ekspertizë, kjo do ta komplikonte Endrit Nikën, të dashurin e saj zviceran nga Kosova, i cili ndodhet në paraburgim në Kosovë, pasi rasti po hetohet si një femicid i mundshëm.

“Ata kanë gjetur shenja në trupin e vajzës sime se ka pasur lëndime të mëparshme. Mavijosje në krahët e saj. Kur një person bie nga një lartësi e tillë, ai ka lëndime të caktuara, por nëse ju shtrëngojnë fort krahët, ato lëndime nuk janë prej rënies,” shpjegoi Urdangaray për Radio 221 në Argjentinë, shkruan Paparaci.

Nga ana tjetër, babai i së resë ka insistuar në kërkesën e tij që -pas ekspertizës përkatëse- të riatdhesojnë trupin e Klarës.

Prindërit e María Clara Urdangaray ngritën një fushatë për të mbledhur fondet e nevojshme, por ata duhej të bllokonin llogarinë bankare.

“Filluan të më hynin para që nuk mund t’i justifikoja, që nuk mund t’i faturoja dhe hynin para. Kështu që më duhej të bllokoja llogarinë”, tha ai për mediat argjentinase.

Urdangaray tregoi gjithashtu se sa do të kushtonte riatdhesimi, sipas asaj që u informua.

“Ndoshta dikush nga shteti argjentinas merr përgjegjësinë për këtë. Flitet nga 4000 deri në 8000 euro. As unë nuk e di cila është e vërteta, një gjë të thonë dhe një tjetër del, nuk e di saktësisht sa”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori