Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP), “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi tha se me pikëllim e kanë pranuar lajmin për vdekjen e ish-rektorit, profesor Zenel Kelmendi.
Përmes një komunikate për media, Qerimi u shpreh se profesor Kelmendi dha një kontribut të çmueshëm për mirëfunksionimin e Universitetit të Prishtinës.
“Kelmendi i ishte bashkuar UP-së qysh në vitin 1972, kur u zgjodh asistent i lëndës së Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë, për të marrë vite më vonë gradën e profesorit ordinar nga ky institucion. Kulmin e angazhimit të tij në UP e arriti nga viti 1998, kur u zgjodh rektor i UP-së, funksion të cilin e ushtroi deri në vitin 2004, duke i shërbyer kështu institucionit dhe arsimit të lartë në vendin tonë”.
Qerimi gjithashtu theksoi se Kelmendi përveç si rektor, luajti rol të rëndësishëm edhe gjatë periudhës që shërbeu si dekan i Fakultetit të Mjekësisë, përgjatë viteve 1991-1996.
“Falë përkushtimit, profesionalizmit dhe kontributit të tij, ai la pas vetes një krijimtari të gjerë shkencore dhe profesionale, e cila vazhdon të jetë ndriçues dije për gjeneratat e reja në vazhdimësi.
Në cilësinë e rektorit dhe në emër të universitetit, personelit akademik dhe studentëve, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.
I lehtë i qoftë dheu rektorit, prof. Zenel Kelmendit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit, orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
I ndodhi shqiptarit nga Kosova, shkoi në Shkup ta operojë këmbën e majtë, ia operuan të djathtën
Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së, shprehet përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251