LAJMI I FUNDIT:

PSG pranon kërkesën e Neymarit, i vendos çmimin e largimit

PSG pranon kërkesën e Neymarit, i vendos çmimin e largimit

Neymar mund të largohet nga Paris Saint Germain pas gjashtë viteve qëndrim në Parc de Princes.

Sulmuesi brazilian ka një kontratë valide me parisienët deri në verën e vitit 2025, plus me opsion vazhdimi për një vit tjetër.

Megjithatë ditë më parë ka qenë prestigjiozja franceze L’Equipe që ka raportuar se ka qenë vet braziliani që ka kërkuar largimin nga parisienët.


Neymar mund të rikthehet te Barcelona përmes planit të një klubi saudit
Lexo po ashtu Neymar mund të rikthehet te Barcelona përmes planit të një klubi saudit

Dëshira e Neymar është të rikthehet te Barcelona, por katalunasit nuk kanë mundësi financiare për ta transferuar atë në Camp Nou.

Chelsea është një tjetër opsion për brazilianin në Evropë, derisa interesim ka shprehur edhe Al Hilal në Arabinë Saudite, me skuadrën arabe që është e gatshme t’i plotësojë çdo kërkesë Neymarit.

PSG ka pranuar se Neymar mund të largohet dhe tanimë i ka vendosur edhe çmimin e largimit.

Neymar i dërgon letër largimi PSG-së
Lexo po ashtu Neymar i dërgon letër largimi PSG-së

Parisienët i kanë bërë të qartë skuadrave të interesuara për brazilianin se për ta lënë të lirë atë duan të fitojnë 150 milionë euro.

Sigurisht që për skuadrat evropiane është një shumë e lartë, por nuk përjashtohet mundësia që Al Hilal të bëj një ofertë të tillë për transferimin e brazilianit në Arabinë Saudite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias

Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias

La Liga
Bayern Munich me transferim të papritur: Afron në ekip zëvendësuesin e Neuer

Bayern Munich me transferim të papritur: Afron në ekip zëvendësuesin e Neuer

Bundesliga
Barcelona po e shet një lojtar në Arabi – kjo lëvizje i hap derën transferimit të Rashford

Barcelona po e shet një lojtar në Arabi – kjo lëvizje i hap derën transferimit të Rashford

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Gjyqtari Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit anglez

Gjyqtari Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit anglez

Premier League
Flick nuk llogaritë më tek ai, por ylli i Barcelonës po insiston që mos të largohet nga klubi

Flick nuk llogaritë më tek ai, por ylli i Barcelonës po insiston që mos të largohet nga klubi

La Liga
Kalo në kategori