LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkure territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-8 m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi deri 13 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.


Temperaturat parashikohen nga 15 deri në 33 gradë Celsius. /Telegrafi/