LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Klinë, Prokuroria e Pejës aktivizon dronë për kapjen e Frrokut

Vrasja në Klinë, Prokuroria e Pejës aktivizon dronë për kapjen e Frrokut

Një ditë pas vrasjes në Klinë, personi që dyshohet se kreu këtë vepër penale, Tush Frroku vazhdon të jetë në arrati.

Policia i ra në gjurmë deri në fshatin e tij të lindjes, Kosh të Istogut, ku edhe i dyshuari e la veturën që ia mori një qytetari nën kërcënim të armës.


Për gjetjen e tij, Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët duke e publikuar edhe fotografinë e tij, ndërsa Prokuroria Themelore e Pejës ka angazhuar edhe dronë, transmeton ATV.

Motivet e vrasjes, sipas Policisë, ende nuk dihen. Viktima dhe i dyshuari ishin familjarë.

Vrasja në Klinë dhe shpallja në kërkim i të dyshuarit – gjithçka që dihet deri tani 
Lexo po ashtu Vrasja në Klinë dhe shpallja në kërkim i të dyshuarit – gjithçka që dihet deri tani 

Lokali në qendër të Klinës ku ndodhi rasti ishte i mbyllur të martën.

Rreth orës 16:40, të hënën, dyshohet se 48-vjeçari Frrokaj pasi futet në lokal, gjuan me armë në drejtim të viktimës dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Viktima nuk kishe arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe vdekja e A.P. u konstatua në Spitalin e Pejës.