LAJMI I FUNDIT:

Zelensky tregon pse po shkon ngadalë kundërsulmi ukrainas

Zelensky tregon pse po shkon ngadalë kundërsulmi ukrainas

Kundërsulmi ukrainas nuk ka qenë i lehtë dhe “po rrjedh ndoshta më ngadalë” nga sa kishin shpresuar disa prej zyrtarëve, thotë Volodymyr Zelensky.

Këto komente të presidentit ukrainas erdhën pas një takimi me mediat e Amerikës Latine të cilat e pyetën rreth raportimi të CNN-it, ku disa zyrtarë perëndimorë kanë vlerësime gjithnjë e më “të matura” lidhur me aftësinë e forcave ukrainase për të rikthyer territoret e pushtuara nga Rusia.


“Por e gjithë kjo është dytësore. Në disa vende ka mina, në disa vende ka vështirësi teknike, në disa vende kemi pritur gjatë. Ose ka komplikime të tjera. Mund të diskutojmë për një kohë të gjatë”, tha Zelensky.

Rezervat valutore ukrainase arrijnë nivele rekorde
Lexo po ashtu Rezervat valutore ukrainase arrijnë nivele rekorde

“Kah po shkon kundërsulmimi, çfarë nuk shkon, çfarë na mjafton, çfarë na mungon. Kundërsulm do të thotë kur ushtria sulmon dhe jo kur ajo mbrohet. Dhe ky është një moment i rëndësishëm dhe pozitiv. Ukraina është ajo që ka iniciativën. Është shumë e vështirë të luftosh për një kohë kaq të gjatë – gjë që është e qartë. E gjithë kjo është shumë e vështirë kur ju mungon kjo apo ajo pajisje. E di që është e vështirë për ne, por përfundimisht e di që është edhe më e vështirë për rusët”, shtoi lideri ukrainas.

Ndërsa ka lodhje në sytë e ukrainasve, ka frikë në sytë e rusëve, shtoi presidenti.

Ndryshe, sfidat kryesore të forcave ukrainase janë thyerjet e linjave mbrojtëse shumështresore të Rusisë në pjesët lindore dhe jugore të vendit – dhjetëra mijëra mina dhe rrjete të gjera llogoresh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Serbia
Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Botë
Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Botë
Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën

Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën "për çmimin e një filxhani kafeje"

Evropa
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Botë
Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Evropa
Kalo në kategori