LAJMI I FUNDIT:

Pse Suedia dhe Danimarka kanë krizë në lidhje me Kuranin?

Pse Suedia dhe Danimarka kanë krizë në lidhje me Kuranin?

Në muajt e fundit, kundërshtarët e Islamit në Suedi dhe Danimarkë kanë djegur dhe dëmtuar disa kopje të librit të shenjtë të Kuranit, duke shkaktuar zemërim në mesin e myslimanëve në mbarë botën, të cilët kërkojnë që vendet skandinave të ndalojnë një sjellje të tillë.

Të dy qeveritë e kanë dënuar djegien dhe thanë se po shqyrtojnë mundësitë e sjelljes së ligjeve të reja për ta ndaluar atë.

Por, kritikët vendas thonë se liria e fjalës dhe e shprehjes mbrohet nga kushtetutat e tyre dhe se çdo lëvizje për ndryshim do të minonte liritë e çmuara.


Pse?

Kush dhe pse po digjet Kurani?

Të paktën tre aksione për djegien e Kuranit në Suedi u drejtuan nga Salwan Momika, refugjat nga Iraku, i cili thotë se dëshiron të protestojë kundër institucionit të Islamit dhe të ndalojë librin e shenjtë të Kuranit, raporton evropaelire.

Në kohën e protestave të tij, një grup i ekstremit të djathtë i quajtur “Patriotët Danez” organizoi demonstrata anti-myslimane në Danimarkë, duke pohuar se ishin kundër asaj që ata e quanin “islamizimin” e shoqërive nordike.

Të paktën dhjetë libra të Kuranit janë djegur në Danimarkë gjatë javëve të fundit, transmeton Telegrafi.

Aktivisti ultra i djathtë danezo-suedez, Rasmus Paludan, i cili qëndron pas djegieve sporadike të Kuranit që nga viti 2017, gjatë këtij viti dogji librin e shenjtë në të dyja vendet dhe deklaroi se ishte i zemëruar sepse Turqia kundërshton pranimin e Suedisë në NATO.

Pse djegiet shkaktuan një zemërim të tillë?

Myslimanët e shohin djegien e qëllimshme të Kuranit si blasfemi dhe fyerje, sepse ata e konsiderojnë librin e shenjtë islamik si fjalë të mirëfilltë të Allahut.

Përdhosja e Kuranit konsiderohet një vepër e rëndë që meriton dënim të ashpër.

Pas Suedisë, dikush vendosi që digjte Kuranin para ambasadës së Irakut në Danimarkë
Lexo po ashtu Pas Suedisë, dikush vendosi që digjte Kuranin para ambasadës së Irakut në Danimarkë

Myslimanët besojnë se Kurani është fjala e Zotit që zbriti tek Profeti Muhamed përmes engjëllit Xhibril.

Myslimanët e trajtojnë me shumë respekt Kuranin. Në traditën myslimane, një besimtar duhet të pastrohet para se ta prek atë. Kurani nuk duhet të vendoset në dysheme dhe asgjë nuk duhet të vendoset mbi të.

Cili është thelbi i problemit në Suedi dhe Danimarkë?

Danimarka dhe Suedia janë ndër vendet më laike dhe liberale në botë. Ato lejojnë që religjionet të kritikohen edhe publikisht.

Politikanët nga i gjithë spektri politik në Danimarkë thonë se një ndalim i drejtpërdrejtë do t’ua rrezikonte lirinë e shprehjes qytetarëve, të cilën ua garanton kushtetuta.

“Unë kurrë nuk do të digjja libra, por do të luftoj që njerëzit e tjerë të kenë të drejtë ta bënë një gjë të tillë”, tha deputetja daneze, Susie Jessen për reuters.

Çfarë po bëjnë tani Danimarka dhe Suedia?

Suedia dhe Danimarka thonë se po kërkojnë mënyra të ndryshme për të kufizuar djegien e Kuranit dhe për të lehtësuar tensionet me vendet myslimane.

Të dyja vendet tashmë janë përballur me një hakmarrje të ndryshme.

Në muajin korrik, një turmë e zemëruar sulmoi ambasadën suedeze në Bagdad. Gjithashtu, të dy shtetet deklarojnë se përballen me rreziqe të shtuara të sigurisë.

Ambasadorët e tyre në të gjithë Lindjen e Mesme u thirrën për të dëgjuar kritikat e vendeve mikpritëse dhe u paralajmëruan për djegien e Kuranit.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se do të punojë për të miratuar kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, por gjithashtu paralajmëroi se kjo nuk do të ndodhë për sa kohë që djegia e Kuranit të vazhdojë në Suedi.

Si mund ta zgjidhin problemin ligjërisht Danimarka dhe Suedia?

Qeveritë e Danimarkës dhe Suedisë deklarojnë se liria e fjalës tashmë është disi e kufizuar, sepse është e paligjshme të ofendosh dikë në bazë të përkatësisë etnike ose fetare.

Por, në asnjërën prej këtyre dyja vendeve nuk ka ligje që do ta ndalonin djegien e Kuranit. Suedia shfuqizoi ligjin e blasfemisë në vitin 1970 dhe Danimarka në 2017.

Në Suedi, leja lëshohet për demonstrata, por kërkesa mund të refuzohet vetëm nëse rrezikohet siguria publike e vendit ku është planifikuar të zhvillohet protesta.

Mori lejen për të djegur Torën dhe Biblën në Stokholm, myslimani zgjodhi të mos përdhoste librat e shenjtë
Lexo po ashtu Mori lejen për të djegur Torën dhe Biblën në Stokholm, myslimani zgjodhi të mos përdhoste librat e shenjtë

Në Danimarkë, qytetarët vetëm duhet ta informojnë policinë se do të zhvillojnë një protestë.

Qeveria suedeze po përpiqet të gjejë një mënyrë për të modifikuar ligjet e rendit publik.

Por, ajo përjashtoi mundësinë që djegia e teksteve të shenjta të jetë e paligjshme.

Qeveria daneze njoftoi në fillim të gushtit se do të kërkonte “mjete ligjore” që do t’i lejonin autoritetet të ndërhynin në protesta të tilla nëse ato sjellin “pasoja të rëndësishme negative për Danimarkën, jo vetëm në aspektin e sigurisë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori