Brenda tri ditëve në Kosovë ndodhën dy vrasje të rënda nga armët e zjarrit. Njëra vrasje ndodhi në një lokal në Prishtinë dhe tjetra në një lokal në Klinë. Të plagosurit ndërruan jetë pasi u dërguan për tretman në spital.
Në vrasjen që ndodhi në lokalin në Prishtinë, pësuan edhe disa qytetarë që ishin në ambientin ku ndodhi përleshja e armatosur.
Njohësit e çështjeve të sigurisë vlerësojnë së institucionet duhet të bëjnë më shumë për sigurinë publike.
Drizan Shala, ekspert i sigurisë, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka konstatuar se situata ka dalë jashtë kontrollit.
“Sa i përket çështjes së sigurisë publike në Kosovë, tani mund të themi që kjo situatë ka dalë nga suazat e normales. Menaxhmenti i Policisë së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, do të duhej të ndërmarrin masa radikale për ta rikthyer gjendjen e sigurisë publike në suaza të normales, sepse është vërejtur që neglizhenca institucionale qoftë nga Prokuroria, qoftë nga Gjykata, qoftë nga Policia. Këtë po e dëshmon fakti që grupe kriminale po mund të lëvizin lirshëm dhe janë duke i terrorizuar qytetarët e rëndomtë të Republikës së Kosovës”, ka pohuar ai.
Sipas Shalës, për zhvillimet e fundi do të duhej të ndodhnin disa shkarkime.
“Pra, mbi këtë bazë, mbi këto zhvillimet e fundit do të duhej të kemi një shkarkim në nivelin operacionat të Policisë së Kosovës, Këshillin Prokurorial dhe Gjyqësor. Do të duhej të kemi një dorëheqje nga menaxhmenti i Policisë së Kosovës dhe ministri i Punëve të Brendshme. Meqenëse qytetarët e Kosovës për gjatë këtyre viteve 2021-2023 kanë dëshmuar se nuk përkujdesje të duhur, meqenëse pjesa më e madhe e Policisë së Kosovës është e angazhuar në planin operativ në pjesën veriore, dhe pjesa e sigurisë në pjesën tjetër ka mbetur nën hije të zhvillimeve në veri”, theksoi mes tjerash ai.
Shala tha se shkak i këtyre përleshjeve janë edhe armëmbajtja pa leje, ku siç tha ai, sipas disa statistikave në Kosovë janë mbi 250 mijë armë ilegale.
“Bazuar në rrethanat dhe statistikat ndërkombëtare në duart e qytetarëve të Kosovës mund të themi që janë mbi 250 mijë armë ilegale. I bie çdo e treta veturë e ka një armë pa leje, kjo dëshmon për një potencial të jashtëzakonshëm të shpërthimit të konfrontimit të palëve duke mos ia besuar sistemit gjyqësor të drejtën dhe mos të drejtën. Dhe qytetarët po e marrin të drejtën me duar t e tyre, është rrezik dhe duhet reaguar sa më shpejtë”, deklaroi ai.
Kurse, eksperti tjëter Avni Islami gjatë prononcimi për Telegrafin tha se rastet individuale nuk cenojnë sigurinë e përgjithshme.
“Rastet individuale janë të dhimbshme, por rastet e tilla nuk e cenojnë sigurinë e përgjithshme pavarësisht që dikush mund të jenë viktimë e rastit dikush tjetër”,u shpreh ai.
Sipas Islamit, rastet e vrasjeve, vjedhjeve dhe dhunës po rritën më së shumti gjatë muajve të verës.
“Raste të tilla nuk kanë ndodhur vetëm ketë vit, kanë ndodhur edhe në vitet e kaluara, sipas statistikave të policisë, por edhe në aspektin kriminologjik shpjegohet shumë mirë që gjatë muajit të verës rritet numri i kriminaliteteve, per shkak të rritjes emocionale tek njerëzit, dhe duke parë frekuentimin e pakontrolluar të lokale vijnë edhe deri të vrasja”, shtoi ai.
Megjithatë, Islami tha se ka edhe motive tjera të hakmarrjes.
“Ka ehe motive tjera të hakmarrjes, por një ndër shkaqet kryesore është rritja emocionale, kjo nuk është arsyetim që të kryhen vrasjet, por kjo është vërtetuar. Të gjitha këto kur bëhen bashkë në aspektin e sigurisë së përgjithshme nuk rrezikohen por ka mundësi që të rrezikohen qytetarë të pafajshëm”, tha mes tjerash Islami.
Lidhur me numrin e personave që posedojnë armë zjarri me leje, Telegrafi ka pyetuer edhe Ministrinë e Mbrojtjes por që deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar përgjigje.
Për dy vrasjet e fundit, Policia është duke kërkuar dy persona të dyshuar ku edhe ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në mënyrë që të arrestohen personat e dyshuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje