LAJMI I FUNDIT:

Urdhra për torturë e vrasje të civilëve shqiptarë – dosja e Prokurorisë për dy serbët e dyshuar për krime lufte në Kosovë

Urdhra për torturë e vrasje të civilëve shqiptarë – dosja e Prokurorisë për dy serbët e dyshuar për krime lufte në Kosovë

Ish-komandanti stacionit policor në Istog, Momir Pantiq dhe ish-polici Zharko Zariq janë dy serbët e arrestuar nga Policia e Kosovës para pak ditësh nën dyshimet për krime lufte ndaj popullsisë civile në zonën e Istogut.

Sipas dosjes  dy të dyshuarit kishin marrë pjesë e kishin dhënë urdhra për aksione policore të ndërmarra në zonën e fshatrave të Istogut ku ishin vrarë, torturuar e dëbuar civilë shqiptarë në periudhën 1998 – 1999.

Gjykata e Prishtinës dy të dyshuarve u ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për një masë të tillë.


Sipas dosjes së Prokurorisë në mars të vitit 1998, Zariq nën komandën e Pantiq ka ndërmarrë aksion policor kundër një familje në fshatin Lubozhdë me ç’rast në orët e hershme të mëngjesit policia serbe i kanë nxjerrë të gjithë burrat nga shtëpitë e tyre duke i  rrahur dhe duke i goditur me kondakët e armëve.

Tutje i kishin nxjerrë në rrugë ku i kanë urdhëruar të mbështeten në muri nën kërcënimin e armëve dhe i kishin ndarë të rinjtë nga të moshuarit.

Të moshuarit i kishin liruar, kurse të rinjtë  i kishin dërguar në stacion policor ku ishin rrahur e torturuar, kryesisht nga i dyshuari Zharko Zariq – thuhet në dosje.

Më pas në datën e 15 marsit të vitit 1999, kishin mbetur të vrarë dy banorë të fshatit Staradran ndërsa një tjetërkishte mbetur i zhdukur, thuhet në dosje.

Tutje në dosje shtjellohet për dyshimet e 24 marsit të vitit 1999 ku kishin mbetur të vrarë dy vëllezër shqiptar të fshatit Lubozhdë pas dëbimit të dhunshëm të banorëve nga ky fshat, me ç’rast një 14-vjeçar ka mbetur i zhdukur.

Fqinjtë me akuza për serbin Zariq, thonë se kreu krime lufte në fshat
Lexo po ashtu Fqinjtë me akuza për serbin Zariq, thonë se kreu krime lufte në fshat

Gjatë dëbimit të lartcekur dosja thotë se ishin djegur dhe shkatërruar plotësisht pronat e shtëpitë e banorëve shqiptarë.

E gjithë kjo dyshohet të jetë ndërmarrë nën urdhrat e të dyshuarve Mamor Pantiq dhe Zharko Zariq.

Dosja thotë se në 29 gusht të vitit 1998 nën komandën e të dyshuarit Momir Pantiq fillimisht ishin rrethuar e më pas ishin vrarë tetë anëtarë të një familje në fshatin Shushicë si pjesë e një aksioni policor.

Një anëtare e kësaj familje ishte zhdukur, ndërsa trupi i saj ishte gjetur pas luftës në fshatin Padalishtë.

Sipas dosjes trupat e pajetë të familjes së vrarë ishin lënë në skenën e krimit ku policët serbë i kishin urdhëruar banoret e fshatit Shushicë të i varrosnin këta trupa para orës 4 pasdite nën kërcënimin se në të kundërt do të i digjnin të gjithë.

Gjatë vitit 1999 me 8 maj, dosja thotë se të dyshuarit dëbuan popullsinë shqiptare dhe vranë 14 civilë shqiptarë ndërsa dy mbetën të zhdukur, ku dyshohet se në ditën kritike në vendngjarje ka qenë i dyshuari Mamor Pantiq.

Kurse në fshatin Padalishtë në 26 mars të vitit 1999, në dosje thuhet se forcat serbe pushkatuan 20 civilë shqiptarë ku pas të shtënave ndaj tyre Momor Pantiq ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kanë ndërmarrë disa masakra kundër popullsisë civile shqiptare nën komandën e Momir Pantiq, sidomos pas bombardimeve të NATO-s më 24 mars 1999.

Kështu, duke përmendur masakrën e Padalishtës, të Staradranit dhe burgut të Dubravës.

Në dosje gjithashtu thuhet se nën urdhrat e Pantiqit, rreth 250 civil shqiptarë janë vendosur në disa shtëpi në Istog ku ishin mbajtur të izoluar deri në fund të korrikut të vitit 1999.

Prokuroria Speciale në kërkesën e parashtruar në Gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit, ka theksuar se rreziku i arratisë nga të dyshuarit është shumë i lartë.

Ndër tjerash, prokuroria këtë e ka bazuar edhe në faktin se deri më tani, tetë serbë të dyshuar për vepra penale janë arratisur pasi që gjykata nuk u kishte caktuar masën e tillë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten rreth orës 18:00 në pikën kufitare në Merdarë është arrestuar Momor Pantiq, i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në kohën e luftës në vitet 1998 – 1999 në zonën e komunës së Istogut.

Kurse me një njoftim tjetër Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën ka arrestuar të dyshuarin e dytë, ish-komandantin e nën stacionit policor në fshatin Rakosh të Komunës së Istogut –   Zharko Zariq i cili po ashtu dyshohet për krime lufte në zonën e Istogut.

Sipas dosjes së Prokurorisë të dyshuarit kanë shkelur nenin e tretë të Konventës së Gjenevës të gushtit të vitit 1949.

Mbi 13.000 civilë janë vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

Të pagjetur, edhe sot e kësaj dite, mbeten mbi 1.600 persona – shumica prej të cilëve shqiptarë, raporton KALLXO.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori