LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e para të Hadergjonajt si lojtar i Alanyaspor

Fjalët e para të Hadergjonajt si lojtar i Alanyaspor

Florent Hadergjonaj është tashmë lojtar i Alanyasporit, pas largimit si lojtar i lirë nga Kasimpasa.

Fillimisht, Hasan Çavusoglu – presidenti i klubit turk ka shpjeguar arsyet e transferimit të reprezentuesit të Kosovës.


“Na ka sjellë vështirësi gjatë lojës në Kasımpasa. Shpresoj të tregojë të njëjtin sukses edhe për ne. Është një futbollist që e vlerësojmë si personalitet dhe karakter”, ka thënë fillimisht i pari i Alanyaspor.

Hadergjonaj prezantohet zyrtarisht te Alanyaspor
Lexo po ashtu Hadergjonaj prezantohet zyrtarisht te Alanyaspor

Pasi nënshkroi kontratë dyvjeçare me klubin turk, reprezentuesi i Kosovës ka falënderuar presidentin e klubit për fjalët që i tha për të.

“Falënderoj presidentin tonë për fjalët e tij të mira. Edhe tani kam filluar të ndihem shumë rehat. Të gjithë këtu më kanë pritur shumë mirë”, ka deklaruar Hadegjonaj.

“Tashmë isha duke ndjekur Alanyaspor. Mendoj se kemi një staf shumë të mirë dhe do të bëjmë shumë mirë këtë sezon”.

“Unë erdha për të qenë i suksesshëm. Ne duhet t’i bëjmë të lumtur edhe tifozët tanë. Ky do të jetë qëllimi ynë”, shtoi ai. /Telegrafi/