LAJMI I FUNDIT:

Javë dramatike për dy “titanët e teknologjisë”, Elon Musk dhe Mark Zuckerberg

Javë dramatike për dy “titanët e teknologjisë”, Elon Musk dhe Mark Zuckerberg

Një javë me zhvillime dramatike është shënuar për dy “titanët e teknologjisë” Elon Musk dhe Mark Zuckerberg, personalitetet më me ndikim në botë.

Paditë ndaj kompanisë Tesla nuk munguan edhe këtë herë nga ku së paku tre shoferë akuzuan prodhuesin se kishte gënjyer për gamën e veturave të saj, transmeton Telegrafi.


Tre shoferë ngritën një padi kolektive në shtetin e Kalifornisë, ku thanë Tesla e kishte ekzagjeruar gamën e automjeteve.

Përkundër kësaj, një zhvillim tjetër ndodhi tek kompania tjetër e Elon Musk, X (ish Twitter), kur kjo e fundit paditi një organizatë jofitimprurëse e cila kishte publikuar një studim lidhur me gjuhën e urrejtjes në platformë.

Padia pretendon se, përveç grumbullimit të paligjshëm të të dhënave nga Twitter, raportet “të rreme” të organizatës i kushtuan X dhjetëra milionë të ardhura të humbura nga reklamat.

Përveç këto dy ngjarjeve, Musk u bë kryetemë përsëri këtë javë për shkak të një raporti në medie ku flitej për një ndikim indirekt të tij në luftën e Ukrainës.

Raporti zbuloi se Musk — përmes shërbimit të internetit satelitor Starlink — ishte në gjendje të ushtronte një element kontrolli mbi përpjekjet e luftës në Ukrainë.

Ukrainasit të zhgënjyer: Elon Musk pengoi një sulm të planifikuar në një anije ruse pranë Krimesë
Lexo po ashtu Ukrainasit të zhgënjyer: Elon Musk pengoi një sulm të planifikuar në një anije ruse pranë Krimesë

Por, nuk ishin vetëm këto ngjarje dramatike që definuan javën e Elon Musk, pasi ky i fundit dha një lajm të mirë, për kompaninë e tij Tesla.

Sipërmarrësi njoftoi se kompania është afër finalizimit dhe zgjidhjes së problemit të teknologjisë së saj të vetë-drejtimit të plotë (Full Self-Driving).

Në anën tjetër, java si duket nuk duket që ka shkuar mirë për shefin e kompanisë Meta, Mark Zuckerberg.

Mark Zuckerberg thotë se shifra e përdoruesve të Threads ka rënë me mbi 50 për qind
Lexo po ashtu Mark Zuckerberg thotë se shifra e përdoruesve të Threads ka rënë me mbi 50 për qind

Kjo për shkak se platforma e tij e sapolansuar, Threads, që do t’i bënte konkurrencë rrjetit social (ish-Twitter) nuk është duke pasur sukses siç është pritur.

Ndonëse, në më pak se një javë pas lansimit, 100 milionë përdorues u regjistruan në platformë, numri i përdoruesve të aplikacionit ka rënë që atëherë.

Numri i përdoruesve aktivë ditor të Threads ka rënë rreth 82 për qind; koha mesatare e shpenzuar në aplikacion gjithashtu ka rënë nga rreth 20 minuta në pak më pak se tre minuta.