LAJMI I FUNDIT:

Mark Zuckerberg thotë se shifra e përdoruesve të Threads ka rënë me mbi 50 për qind

Mark Zuckerberg thotë se shifra e përdoruesve të Threads ka rënë me mbi 50 për qind

Shefi i Meta, Mark Zuckerberg thotë se platforma e re e rrjeteve sociale, Threads, ka humbur më shumë se gjysmën e përdoruesve të saj.

Rivali i Twitter kishte arritur shifrën e mbi 100 milionë përdoruesve brenda 5 ditëve të lansimit të saj. Por Zuckerberg ka bërë të ditur se këto shifra tanimë kanë rënë.


“Nëse ju keni mbi 100 milionë njerëz të cilët regjistrohet, do të ishte diçka madhore nëse të gjithë ata ose gjysma e tyre do të vazhdonin të përdorin platformën”, deklaroi Musk, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Zuckerberg – i cili këto komente i kishte bërë në një bisedë me punëtorët e Meta, situatën e përshkroi si “normale”, dhe bëri të ditur se ai parashikon mbetjen e përdoruesve aktual pasi që disa veçori të reja i ishin shtuar aplikacionit.

Threads është përballur më parë me kritika për funksionalitetin e kufizuar, për shembull se cilat postime shfaqen dhe çfarë përmbajtje është në dispozicion. /Telegrafi/