LAJMI I FUNDIT:

Szunyog takon Rakiqin e Jablanoviqin, bisedojnë për organizmin e zgjedhjeve në veri

Szunyog takon Rakiqin e Jablanoviqin, bisedojnë për organizmin e zgjedhjeve në veri

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, sot është takuar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe kryetarin e Partisë të Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jablanoviq, me të cilët ka diskutuar për gjendjen aktuale në veri.

Szynong, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ka zhvilluar një diskutim të mirë me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës për situatën aktuale në veri.


“Është e rëndësishme të gjendet zgjidhje përmes dialogut të lehtësuar BE-ja”, tha ai.

Szunyog tha se edhe njëherë i ka inkurajuar që të marrin pjesës në zgjedhjet e parakohshme në veri të vendit.

Ndërsa, Jablanoviq, siç raportojnë mediat serbe, i ka përcjell shefit të Zyrës së BE-së qëndrimin e partisë së tij se “zgjedhjet në veri nuk janë një zgjidhje e plotë dhe se është i nevojshëm një normalizim i plotë i situatës dhe kjo është e mundur vetëm me tërheqjen e plotë të Njësive Speciale nga veriu dhe anulimin e aktakuzave që pa dallim i shënjestrojnë serbët”. /Telegrafi/