LAJMI I FUNDIT:

Shqip.ai dhe Telegrafi me marrëveshje bashkëpunimi për avancimin e inovacionit në Kosovë

Shqip.ai dhe Telegrafi me marrëveshje bashkëpunimi për avancimin e inovacionit në Kosovë

Nga sot, Shqip.ai bëhet pjesë e punës edhe për Telegrafi.com

Kompani mediale Telegrafi dhe platforma Shqip.ai, kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi për të zhvilluar sa më shumë inovacionin në Kosovë.

E nga e gjithë kjo garantohet se risitë dhe përparimet në fushën e teknologjisë dhe fushën mediatike do të jenë synimi kryesor për të përmirësuar përvojën e të gjithë përdoruesve.


Kompania Quantix kishte lansuar më 28 prill softuerin që bazohet në Inteligjencë Artificiale, përmes së cilit gjuha shqipe do të transkriptohet në mënyrë automatike nga përmbajtjet audio-vizuale në forma të tekstit të shkruar.

Shqip.ai - Transformimi i transkriptimit për media dhe gazetarë
Lexo po ashtu Shqip.ai - Transformimi i transkriptimit për media dhe gazetarë

Shqip.ai është i pajisur me të dhëna të avancuara të inteligjencës artificiale, të cilat e bëjnë atë një mjet të besueshëm dhe efikas për transkriptimin e materialeve audio-vizuale në tekst shqip.

Platforma është zhvilluar duke i kushtuar vëmendje nevojave të gazetarëve dhe industrisë së mediave gjithashtu, duke e bërë këtë mjet të përshtatshëm dhe të nevojshëm për të gjithë ata që punojnë në fushën e gazetarisë dhe komunikimit.

Kthimi në tekst i përmbajtjeve audio vizuale – Shqip.ai platforma me Inteligjencë Artificiale e cila solli ndryshimin revolucionar në gjuhën shqipe
Lexo po ashtu Kthimi në tekst i përmbajtjeve audio vizuale – Shqip.ai platforma me Inteligjencë Artificiale e cila solli ndryshimin revolucionar në gjuhën shqipe

Muaj më parë, Betim Drenica CEO i kompanisë Quantix, në një intervistë për Telegrafin ka treguar se projektit “Albanian Speech to Text” mund t’i qasemi përmes platformës Shqip.ai.

Drenica tregoi se deri te lansimi i këtij projekti ka pasur sfida të shumta dhe se tani kanë arritur deri të një rezultat shumë i mirë, një njohje e përgjithshme mbi 90% e gjuhës së folur standarde dhe disa elemente të dialektit gegë sidomos e folura në Kosovë.

Po ashtu theksoi se Shqip.ai është një produkt që e ekspozon krejt këtë teknologji duke iu mundësuar përdoruesve që një përmbajtje audio që ngarkohet aty të kthehet brenda pak kohe në tekst të strukturuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori