LAJMI I FUNDIT:

Shqip.ai – Transformimi i transkriptimit për media dhe gazetarë

Shqip.ai – Transformimi i transkriptimit për media dhe gazetarë

Kompania Quantix ka ndarë përvojën dhe rëndësinë e platformës Shqip.ai për gazetarët, në prezantimin e bërë të premten para anëtarëve në Shkollën e Etikës së Gazetarisë, organizuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës.

Liridon Drenica nga kompania Quantix, ka theksuar se platforma Shqip.ai përbën një zgjidhje gjithëpërfshirëse për një problem që ka qenë sfidë për gazetarët – transkriptimin e materialeve audio-vizuale.


Në fjalën e tij, Drenica ka shprehur se deri tani mungesa e një mjeti automatik për transkriptim në gjuhën shqipe ka qenë një problem thelbësor për gazetarët. Ata janë përballur me sfida të mëdha për të konvertuar intervistat, bisedat dhe materiale të tjera multimediale në tekst në mënyrë manuale, duke kërkuar shumë kohë dhe përpjekje të shtuar.

Drenica gjithashtu ka ndarë disa shembuj të ndryshëm, ku Shqip.ai ka ndihmuar gazetarët që tashmë e përdorin atë.

“Në vendet ku platforma është testuar, gazetarët kanë treguar se Shqip.ai ka lehtësuar dhe përmirësuar punën e tyre në mënyra të shumta. Ata tani mund të përdorin kohën e kursyer nga transkriptimi manual për të analizuar, shkruar dhe prodhuar lajme më cilësore. Ky ndihmës i ri teknologjik siguron që procesi i prodhimit të lajmeve të jetë më efikas dhe me rezultate më të mira për gazetarët dhe lexuesit e tyre”, ka thënë ai.

Gjatë prezantimit, Drenica ka theksuar se Shqip.ai është i pajisur me të dhëna të avancuara të inteligjencës artificiale, të cilat e bëjnë atë një mjet të besueshëm dhe efikas për transkriptimin e materialeve audio-vizuale në tekst shqip.

“Platforma është zhvilluar duke i kushtuar vëmendje nevojave të gazetarëve dhe industrisë së mediave gjithashtu, duke e bërë këtë mjet të përshtatshëm dhe të nevojshëm për të gjithë ata që punojnë në fushën e gazetarisë dhe komunikimit”, është shprehur ai.

Në përfundim të prezantimit, Drenica ka bërë thirrje për përdorimin e Shqip.ai nga gazetarët, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të procesit të transkriptimit në industrinë e mediave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori