Mediumi i madh çek paralajmëron Plzenin: Ju pret ndeshje e vështirë ndaj Dritës, te ju nervozizmi po rritet
Drita do të përballen me Plzenin në ndeshjen e kthimit në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.
Dueli mes skuadrës kosovare dhe asaj çeke zhvillohet sonte (e enjte) me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Pas barazimit në ndeshjen e parë në udhëtim, Drita tani shpreson të shkaktojë një mrekulli për ta eliminuar gjigantin çek edhe pse një gjë e tillë është shumë e vështirë.
Por lehtë nuk do të jetë as për mysafirët, të cilët nuk kanë kaluar mirë në ndeshje zyrtare pasi në tre të parat kanë barazuar në dy dhe kanë humbur një tjetër mes kampionatit dhe Ligës së Konferencës.
Se nuk do të jetë e lehtë për Plzenin ka raportuar edhe gazeta më e madhe në Republikën Çeke ‘Isport.cz‘, duke paralajmëruar skuadrën e tyre se i pret një ndeshje shumë e vështirë në kryeqytetin kosovar.
“Tre ndeshje të pasuksesshme janë për Plzen. Tani vjen dita D. Një ditë që mund të ndryshojë trendin e një fillimi të sikletshëm të sezonit në Plzen”.
“Ose jo, dhe zyrat e Doosan Arena do të mbushen me njerëz. Në revanshin e xhiros së dytë preliminare të Ligës së Konferencës ndaj Dritës, Viktoria ka absolutisht nevojë për sukses sonte. Por, Viktoria Plzenin e pret një ndeshje mjaft e vështirë sonte”, shkruan mediumi çek, Isport.cz.
Plzen ka zhvilluar tre ndeshje zyrtare deri më tani, dy në kampionat në udhëtim te Teplice duke humbur 1-0, barazoi me Dritën 0-0 si dhe u ndal në barazim edhe me Hradecin 1-1.
Tutje mediumi çek raporton për suksesin e Plzen vitin e kaluar kur shkuan në grupet e Ligës së Kampionëve, por tani gjendja te klubi i madh çek është e vështirë.
“Një vit më parë, Plzen kaloi në mënyrë sensacionale rrugën e tij në tre raundet paraprake për në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve, gjë që e shpëtoi klubin nga kolapsi i afërt”.
“Shumica e anëtarëve të ekipit i kujtojnë mirë sukseset e vitit të kaluar, por disponimi aktual është krejtësisht ndryshe, nën drejtimin e trajnerit të ri, skuadra ende po lufton në ndeshje të mira dhe nervozizmi po rritet”, përfundon shkrimin mediumi çek ‘Isport.cz’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian
Perez flet për titullin e fituar dhe godet indirekt Xavin dhe Barcelonën me deklaratën e tij
Formacionet zyrtare: Man United dhe Arsenali startojnë me më të mirët në dispozicion
Iu drejtua tifozëve në gjuhën spanjolle – cili ishte mesazhi i Jude Bellingham gjatë festës së titullit?
Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron