LAJMI I FUNDIT:

Arteta zbulon shkallën e lëndimit të Gabriel Jesus

Arteta zbulon shkallën e lëndimit të Gabriel Jesus

Sezoni i ri në Angli pritet të filloj së shpejti dhe Arsenali ka marrë një goditje të madhe.

Topçinjtë të cilët nisin ndeshjet zyrtare që këtë të dielë kur sfidojnë Manchester Cityn për trofeun e Community Shield, ndërsa pas një javë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në Ligën Premier ndaj Nottingham Forest.


Por, ambienti tek londinezët nuk është i qetë pasi Gabriel Jesus do të humbasë disa javë për shkak se i janë rikthyer problemet në gju, të trashëguara nga sezoni i kaluar.

Goditje për Arsenalin para nisjes së sezonit të ri në Ligën Premier
Lexo po ashtu Goditje për Arsenalin para nisjes së sezonit të ri në Ligën Premier

Këtë e konfirmoi vetë trajneri Mikel Arteta që theksoi se braziliani do të humbasë disa javë nga sezonit i ri, pasi e ka të pamundur të zbresë në fushë.

“Për fat të keq Gabriel Jesus ka ndjerë disa shqetësime në gju dhe duhet patjetër që të kontrollohet dhe ta zgjidhë këtë situatë. Nuk besoj se bëhet fjalë për diçka të rëndë, por ai do të humbasë disa javë nga sezoni i ri”.

Arteta e hedh poshtë nevojën për nënshkrimin e një sulmuesi
Lexo po ashtu Arteta e hedh poshtë nevojën për nënshkrimin e një sulmuesi

“Më vjen shumë keq sepse po rikthehej në formën e duhur dhe tani e humbasim sërish. Por, vendimi i duhur është ai për të mbrojtur lojtarin dhe tani të mundohemi që ta integrojmë sërish derisa të rikthehet në gjendjen optimale”.

“Nuk bëhet fjalë për një dëmtim të ri, por është ai i sezonit të kaluar kur edhe iu desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale”, deklaroi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Liga e Evropës

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Ndërkombëtare
Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori