LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri anulon koncertin në Pejë për shkak të problemeve shëndetësore

Dafina Zeqiri anulon koncertin në Pejë për shkak të problemeve shëndetësore

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri mbetet tejet e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikor.

Por, angazhimet e tepërta me sa duket kanë ndikuar në shëndetin e saj, pasi artistja u detyrua që të anulonte koncertin e planifikuar të mbahej mbrëmë (e mërkurë) në Pejë.

Kështu ka njoftuar menaxheri i këngëtares, Pëllmub Çitaku përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.


Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Por, ajo u ka premtuar publikut pejanë se do të rikthehet shumë shpejt për të dhuruar një performancë tjetër për ta.

“Kërkoj falje për mungesën në Pejë sonte për shkaqe shëndetësore, ju premtoj që shumë shpejt do t’ju sjelli një super show për ju. Ju dua, Dafina”, shkruhej në postimin e menaxherit të saj, që më pas u ripostua edhe nga llogaria e Dafinës.

Theksojmë që krahas koncerteve, këngëtarja ka sjellur disa projekte muzikore brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Projekti i saj i fundit është bashkëpunimi me Getoar Selimin “Flaka”, ndërsa një duet i ri me kantautorint Elgit Doda, pritet ta lansojë shumë shpejt. /Telegrafi/