Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla aplikoi sot që në orët e para të mëngjesit për rinovimin e pasaportës biometrike.
Shërbimet për pajisjen dhe rinovimin e dokumenteve të identifikimit, kryhen prej 1 gushtit nga kompania shtetërore “IdentiTek”.
Për t’u pajisur me karta ID dhe pasaporta, qytetarët duhet të blejnë kuponin përkatës pranë zyrave të Postës Shqiptare.
Edhe Ministri Balla ka ndjekur të njëjtën procedurë, pas marrjes së kuponit është paraqitur në zyrat e “IdentiTek” për të vijuar me depozitimin e të dhënave biometrike.
Shtetasit që kanë blerë kuponët e vjetër me logon e ish-koncesionarit, dhe që nuk i kanë përdorur, tashmë kanë mundësinë t’i shkëmbejnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, pranë Postës Shqiptare.
Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” duan të sigurojnë qytetarët se pagesat e bëra, do të jenë të vlefshme përmes procedurës së shkëmbimit të kuponëve të vjetër, me të rinjtë. Prej ditës së sotme në sportelet e Postës Shqiptare qytetarët do të gjejnë edhe kuponët për shërbimin me procedurë të përshpejtuar (Fast Track). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251