LAJMI I FUNDIT:

Fotografia e super Hënës në Prishtinë vlerësohet si ndër më të mirat në botë nga BBC

Fotografia e super Hënës në Prishtinë vlerësohet si ndër më të mirat në botë nga BBC

Fotografia e Hënës e shkrepur në Kosovë ka zënë vend në artikullin e BBC-s, në kuadër të imazheve më të mira në botë.

Të martën mbrëma, vëzhguesit në të gjithë botën patën mundësi të pikasin Hënën e plotë, por kësaj radhe më të madhe se zakonisht dhe më të ndritshme, transmeton Telegrafi.

Hëna e plotë e këtij muaji e quajtur “Hëna Sturgeon” ndriçoi qiellin e natës kur u ngrit mbi horizont pak pas perëndimit të diellit.


Është e para nga dy super-hënat e këtij muaji – Hëna e plotë e ardhshme më 30 gusht do të quhet Hëna Blu pasi është Hëna e dytë e plotë që shfaqet në një muaj kalendarik.

BBC përmblodhi fotografitë më të mira të super-hënës nga e gjithë bota, dhe brenda artikullit të tyre është edhe fotografia e shkrepur në Prishtinë.

Këto janë imazhet e tjera që BBC ka përzgjedhur për t’i publikuar në artikull.

Hëna Sturgeon e së martës, e quajtur pas rritjes së numrit të peshqve bli në liqenet e Amerikës së Veriut në këtë kohë të vitit, shkëlqen mbi ndërtesat në Prishtinë, Kosovë
Superhëna u ngrit pas kupolës së Bazilikës së Zojës së Mount Carmel në Valletta, Maltë
Hëna këtu është fotografuar në Nikosia, Qipro, duke ndriçuar qiellin e natës ndërsa ngrihet pas Monumentit të Lirisë
Superhëna u pa gjithashtu pas një kulle kontrolli të trafikut ajror në aeroportin Ben Gurion, afër Tel Avivit në Izrael.
Hëna këtu u pa në linjë të përkryer me një kullë televizive në qytetin Huai’an, provincën Jiangsu, Kinë
Një superhënë e ndritshme dhe e zjarrtë shfaqet mbi Kullën Galata në Stamboll, Turqi
Hëna shkëlqeu ndërsa qielli i natës u errësua mbi Xhaminë e Madhe Camlica në Stamboll
Këtu u pa duke shkëlqyer mbi zonën e biznesit Cuatro Torres në Madrid, Spanjë

Në trend Fun

Më shumë
‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë

‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë

Fun
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Kalo në kategori