LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane në Kosovë nominon platformën Tive me Çmimin e Sekretarit Blinken, për fuqizimin e grave kosovare në teknologji

Ambasada amerikane në Kosovë nominon platformën Tive me Çmimin e Sekretarit Blinken, për fuqizimin e grave kosovare në teknologji

Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë të ditur se do të nominojë platformën Tive me Çmimin për Përsosmëri Korporative të Sekretarit amerikan Antony Blinken për vitin 2023, për përkushtimin në fuqizimin e grave në mbarë Kosovën.

“Programet e kodimit të Tive për gratë forcojnë ekonominë e Kosovës dhe promovojnë diversitet të madh, barazi dhe përfshirje”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane përmes një postimi në Facebook.


Tive Inc. është kompani startup me bazë në Boston, Massachusetts të SHBA-së.

Vitin e kaluar kjo kompani kishte arritur një marrëveshje bashkëpunimi në vlerë prej 100 mijë eurove me Qendrën Inovative të Kosovës (ICK), ku si qëllim kishte ofrimin e bursave 100 për qind për vajzat në TIK, nëpërmjet aftësimit profesional për inxhinieri softuerike me Akademinë Amerikane “Coding Dojo”, ofrimin e punës praktike me pagesë për studentët, me mundësi punësimi në kompaninë Tive ose lidhje të tyre me tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

ICK dhe Tive bashkojnë forcat
Lexo po ashtu ICK dhe Tive bashkojnë forcat

Marrëveshja ishte nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu dhe Astrit Leti, Drejtor i zyrës së Tive në Kosovë. /Telegrafi/