LAJMI I FUNDIT:

“Gresë, sot nuk ndjej asgjë veç Lirisë…”, letra emocionuese që Jakup Krasniqi i shkroi vajzës së tij në ditën e martesës

“Gresë, sot nuk ndjej asgjë veç Lirisë…”, letra emocionuese që Jakup Krasniqi i shkroi vajzës së tij në ditën e martesës

Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit ka kurorëzuar me martesë, dashurinë e saj me Sadikun. Në një ditë kaq të rëndësishme për të, ajo nuk ka pasur pranë babin e saj Jakup Krasniqi, i cili ndodhet Hagë.

Ajo ka publikuar një letër mjaft emocionuese që ka pranuar nga babi i saj në ditën më të rëndësishme.


“Gresë! Kur një ditë një padrejtësi tinëzare mi humbi shpresat për lirinë njerëzore, fejesa juaj në znanin’ e Padrejtësisë më bëri të jetoj me dashurinë e Lirisë! Gresë, sot nuk ndjej asgjë veç Lirisë se po martohesh me Sadikun e Dardanisë. Urimet e mija janë si gëzimi i fëmisë që gjak e jetë i jep vetëm Lumturisë!”, janë vargjet që Jakup Krasniqi i ka shkruar vajzës së tij në ditën e martesës.

Martohet vajza e Jakup Krasniqit, shkon në Hagë për të marrë urimin nga babai i saj
Lexo po ashtu Martohet vajza e Jakup Krasniqit, shkon në Hagë për të marrë urimin nga babai i saj

Gresa kishte qenë edhe pak ditë ma parë në Hagë së bashku me bashkëshortin e saj, ku kishte pranuar urimin e parë nga babi i saj.

Ndryshe, më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. /Telegrafi/