LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale, akuzat ndaj tij dhe reagimi i OVLUÇK-së

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale, akuzat ndaj tij dhe reagimi i OVLUÇK-së

Me urdhër të Gjykatës Speciale është arrestuar të hënën në Tiranë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj. 

Në një njoftim për media, Specialja ka thënë se arrestimi ka ndodhur në lidhje me veprat kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

“Më 31 korrik 2023, autoritetet shqiptare arrestuan Dritan Goxhaj në Tiranë. DhSK kërkoi bashkëpunimin dhe ndihmën e autoriteteve shqiptare për arrestimin e z. Goxhaj dhe dorëzimin e tij në KSK, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga një gjyqtar i DhSK-së në lidhje me veprat kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.  Goxhaj do të mbahet në Shqipëri, në pritje të një vendimi nga autoritetet shqiptare për transferimin e Goxhaj në ambientet e paraburgimit të DhSK në Hagë”, ka thënë Anglea Griep, shefe për Informim dhe Komunikim me Publikun në Dhomat e Specializuara të Kosovës.


Prokuroria e Tiranës jep detaje pas kërkesës së Gjykatës Speciale për arrestimin e Dritan Goxhajt
Lexo po ashtu Prokuroria e Tiranës jep detaje pas kërkesës së Gjykatës Speciale për arrestimin e Dritan Goxhajt

Dritan Goxhaj është djali i ish-zv.shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Kolonel Goxhaj iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë, ku si një ushtarak me eksperiencë ndihmoi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë luftës së Kosovës, edhe i biri Dritan Goxhaj iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e Aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.

E Prokuroria e Tiranës ka sqaruar përmes një njoftimi për mediat akuzat ndaj ish-luftëtarit të UÇK, Dritan Goxhaj të arrestuar në Tiranë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet me dije se Goxhaj akuzohet për veprat penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

Për çka akuzohet nga Gjykata Speciale ish-ushtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj?
Lexo po ashtu Për çka akuzohet nga Gjykata Speciale ish-ushtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj?

Sipas Prokurorisë, “këto veprime procedurale janë kryer në përmbushje të dhënies së ndihmës juridike, për shkak se Gjykatësi i Vetëm kishte lëshuar fletë-arrestin dhe urdhëroi transferimin e tij në paraburgimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta (‘shteti pritës’)”.

“Gjykatësi i Vetëm autorizoi kontrollimin e z. D.G., të vendit të arrestimit dhe të vendit të banimit te tij, si edhe sekuestrimin  e materialeve gjate kontrollimit të tyre (‘Urdhri për Autorizimin e Kontrollimit dhe Sekuestrimit’).

Gjykatësi i vetëm ka konstatuar se ekziston dyshim i bazuar se shtetasi D.G., mban përgjegjësi penale për vepra penale që përfshihen në juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, konkretisht për frikësim gjatë procedurës penale dhe pengim të personave zyrtare në kryerjen e detyrave zyrtare, përkatësisht në bazë të nenit 387 dhe nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 (Ligji nr. 06/L-074), sikurse përcaktohet në nenin 15(2) te Ligjit. Në vijim do të realizohet procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi për në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Po ashtu edhe Policia e Shtetit ka dalë me njoftim.

Sipas policisë, Gjykata ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së Goxhajt.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit D. G., si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit D. G., 45 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Tutje Policia e Shqipërisë ka njoftuar se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Ndërkaq, sipas komunikatës së Gjykatës Speciale, ai do të mbahet i paraburgosur në Shqipëri në pritje të vendimit të autoriteteve shqiptare lidhur me transferimin e tij në objektin e paraburgimit në Hagë.

Kjo është hera e parë që Gjykata Speciale kryen arrestim në territorin e Shqipërisë.

E lidhur me arrestimin e Goxhajt kanë reaguar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Faton Klinaku, ka thënë se arrestimi i Goxhajt është bërë për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një “gjykatë politike”.

Në Gjykatën Speciale është penguar drejtësia nga vet ajo, duke i rrjedhur dokumentet e saj, si dhe duke i publikuar “viktimat” e me këtë edhe dëshmitarët. Edhe arrestimi i Dritan Goxhaj, bëhet për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike.”- ka shkruar Klinaku në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Kalo në kategori