LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Duhet të shtohen sanksionet ndaj Rusisë

Zelensky: Duhet të shtohen sanksionet ndaj Rusisë

Volodymyr Zelensky ka thënë se sulmi i së hënës në Kryvyi Rih dëshmoi edhe një herë se ushtria ukrainase “duhet të ketë mjaftueshëm armë me rreze të gjatë, mjete të mjaftueshme për të mposhtur terroristët”.

Në video-fjalimin e mbrëmjes, presidenti ukrainas zbuloi se raketat që goditën qytetin ishin lëshuar “nga territori i Krimesë së pushtuar nga zona e Dzhankoyt”.


“Presioni i sanksioneve botërore kundër Rusisë meriton të rritet ndjeshëm”, shtoi ai, “ky është terrorizëm që askush në botë nuk do ta quajë ndryshe”.

Ai konfirmoi se gjashtë persona kishin vdekur, duke përfshirë një vajzë 10-vjeçare të quajtur Daria.

“Nëna e saj vdiq me të. Quhej Natalia. Një familje e zakonshme në një qytet të zakonshëm, jetët e së cilës u shkatërruan nga vrasësit rusë. Ngushëllimet e mia për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre”, tha lideri ukrainas.

Zelensky tha se rreth 69 persona u plagosën në sulm ndërsa “dhjetëra” morën trajtime mjekësore në spitale.

Ndryshe, operacioni i kërkim/shpëtimit në Kryvyi Rih, i cili ndodh të ishte vendlindja e Zelenskyt, përfundoi gjatë mbrëmjes së sotme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Serbia
Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Botë
Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Botë
Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën

Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën "për çmimin e një filxhani kafeje"

Evropa
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Botë
Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Evropa
Kalo në kategori