LAJMI I FUNDIT:

Klan Kosova: Në dokumentet tona figuron vetëm Kosova, MINT qëllimshëm po nxjerr dokumente jovalide nga historiati

Klan Kosova: Në dokumentet tona figuron vetëm Kosova, MINT qëllimshëm po nxjerr dokumente jovalide nga historiati

Klan Kosova me përgjegjësi të plotë njofton sërish se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka vazhduar edhe të hënën të paraqesë në mënyrë mashtruese një situatë që nuk qëndron, me qëllim që të mbuloj dështimin e saj për të arsyetuar Vendimin e kundërligjshëm.

Fillimisht, MINT qëllimisht po informon në mënyrë selektive informata nga historiati i kompanisë, para se të bëheshin ndryshimet në dokumente, duke insistuar që adresa e pronarit të Klan Kosova është Serbia.


Pas deklaratave të Klan Kosovës rreth dokumenteve, reagon MINT
Lexo po ashtu Pas deklaratave të Klan Kosovës rreth dokumenteve, reagon MINT

E vërteta është se me datë 20 qershor 2023 në çdo dokument të kompanisë qëndron vetëm Kosova dhe asnjë veprim i MINT pas këtij ndryshimi është pa bazë ligjore. Dy, MINT po bën shkelje ligjore edhe duke tentuar të interpretojë dokumente, jashtë fushëveprimit të saj, derisa çështjet e regjistrimit të bizneseve i takojnë Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Tre, MINT po vazhdon të bëjë shkelje ligjore duke tentuar t’i interpretojë edhe ligjet edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, derisa pushtetet sipas të njëjtës Kushtetutë janë të ndara, derisa ekzistojnë gjykatat përkatëse që e bëjnë këtë punë.

KlanKosova: Kemi rregulluar dokumentet me kohë
Lexo po ashtu KlanKosova: Kemi rregulluar dokumentet me kohë

Katër, MINT edhe pse kur ka bërë shkeljen e fundit javën e kaluar me refuzimin e Ankesës së bërë nga Klan Kosova kishte udhëzuar që për hapat e mëtejshëm organ kompetent mbeten gjykatat, po vazhdon të lëshojë komunikata me argumente manipulative. Klan Kosova nuk do të ndalet në shpërfaqjen e së vërtetës dhe të gjitha shkeljet e MINT do t’i vërtetojë në gjykatë. /KlanKosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Politikë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?

Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Kalo në kategori