LAJMI I FUNDIT:

Kurti thotë se aktualisht janë 400 mijë të punësuar aktivë falë politikave të qeverisë së tij

Kurti thotë se aktualisht janë 400 mijë të punësuar aktivë falë politikave të qeverisë së tij

Kosova, ndër vite, ka pasur shkallë të lartë të papunësisë.

Në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilat mbulojnë tremujorin e parë të vitit 2022, papunësia llogaritet të jetë 16.6 për qind.

Megjithatë, kryeministri Albin Kurti thotë se ekonomia e Kosovës për herë të parë ka mbi 400,000 pozicione të regjistruara të fuqisë punëtore aktive.


Në një shkrim në llogarinë e tij në rrjetin social “X”, ai ka thënë se ky është tregues i fortë i “suksesit të politikave tona të punës dhe ekonomike”.

“Për herë të parë ekonomia jonë ka mbi 400,000 pozicione të regjistruara të fuqisë punëtore aktive. Ky është një tregues i fortë i suksesit të politikave tona të punës dhe ekonomike që kanë ndihmuar gratë, njerëzit me aftësi të kufizuara, sipërmarrësit dhe të tjerët të jenë pjesëmarrëse të suksesshme në fuqinë punëtore”, ka shkroi Kurti.

Të dhënat për gjithë vitin 2021 tregojnë se shkalla e papunësisë ka qenë mbi 20 për qind.

Sipas ASK-së, nga mbi 1.2 milion qytetarë në moshë pune, mbi 380 mijë janë të punësuar, mbi 77 mijë janë të papunë dhe mbi 750 mijë janë ekonomikisht joaktivë – që do të thotë se nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë.

Shumë të rinj në Kosovë, përgjatë viteve, janë aftësuar në profesione të ndryshme në Agjencinë e Punësimit – institucioni kryesor në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional.

Përmes shtatë qendrave të saj nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, kjo agjenci ofron trajnime për mbi 30 profile të profesioneve të ndryshme, përfshirë: moler, murator, suvatues, kuzhinier, furrtar, pastaj për saldim, administrim biznesi, floktari e të tjera.

Por, shumë të rinj që aftësohen në këto qendra, largohen nga Kosova, për t’u punësuar jashtë vendit.

Udhëheqës të këtyre qendrave kanë deklaruar se shumë prej tyre synojnë tregun e Bashkimit Evropian.

Sipas ASK-së, në vitin 2021 nga Kosova janë larguar mbi 42 mijë banorë. Në vitin 2020 – kur ka shpërthyer pandemia e koronavirusit – nga Kosova kanë emigruar mbi 8.000 veta; më 2019 mbi 34.000; më 2018 mbi 28.000./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja

Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Kalo në kategori