LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli fillon bisedimet me PSG-në për transferimin e Mbappes, pritet të përfitojë edhe Real Madridi

Liverpooli fillon bisedimet me PSG-në për transferimin e Mbappes, pritet të përfitojë edhe Real Madridi

Liverpool është në bisedime me Paris Saint-Germain për një lëvizje të bujshme huazimi për Kylian Mbappen.

PSG-ja po shqetësohet se sulmuesi refuzoi të fliste me skuadrën e Arabisë Saudite, Al Hilal, pasi kampionët francezë pranuan ofertën rekorde prej 300 milionë euro.


Por, ata gjithashtu kanë frikë se lojtari do të largohet për asgjë në 12 muaj për te Real Madridi.

Nga Spanja raportojnë se Mbappe nuk transferohet këtë verë te Real Madridi
Lexo po ashtu Nga Spanja raportojnë se Mbappe nuk transferohet këtë verë te Real Madridi

Liverpool është gati t’i ofrojë Mbappes një marrëveshje huazimi njëvjeçar, e cila e largon atë nga Parisi, do t’i sillte para PSG-së dhe i mundëson sulmuesit 24-vjeçar të përfundojë lëvizjen e tij të ëndrrave në Madrid.

Reds janë inkurajuar nga respekti i Mbappes për klubin dhe fakti që nëna e tij, Fayza Lamari – edhe agjentja e tij – është një tifoze e zjarrtë e The Reds.

Mbappe e ka lavdëruar shpesh trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp dhe ai e përfaqësuesit e tij zhvilluan diskutime për transferimin me Liverpoolin përpara se të zgjidhnin t’i bashkoheshin PSG-së kur ai vendosi të largohej nga Monaco. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

La Liga
Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Përfaqësueset
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori