LAJMI I FUNDIT:

AGK: Kërcënohen me jetë gazetarja dhe kameramani i “Betimi për Drejtësi”

AGK: Kërcënohen me jetë gazetarja dhe kameramani i “Betimi për Drejtësi”

Gazetarja, Alberta Hashani dhe kameramani, Dituron Aliu, janë kërcënuar me jetë përderisa ishin duke e zhvilluar një hulumtim që pritet të publikohet në muajin shtator.

Sipas redaksisë së “Betimi për Drejtësi”, gazetarja dhe kameramani janë kërcënuar me jetë nga një shitës i mallrave ilegale.

Raportohet se fillimisht kameramanit i është dërguar mesazh kërcënues, duke i thënë se i ka borxh një gjak. “Komt.qet..shum.shpet.umk.pre.bes.um.ki.borq.ne.qak”, thuhet në mesazh.

Ndërsa, më pas i njëjti ka telefonuar gazetaren duke u shprehur se atë se bashku më kameramanin do i fur në bander.

“Unë ty ka me të gjete edhe atë djalin, ka me iu fur në tel në bander, ka me iu fur. A po ninë, a po ninë o idiota”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me këtë raportim të kolegëve, dhe fton Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të trajtojnë rastin sa më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pa qenë fare në luftë, serbët arrestojnë qytetarin e Kosovës dhe e akuzojnë për krime lufte

Pa qenë fare në luftë, serbët arrestojnë qytetarin e Kosovës dhe e akuzojnë për krime lufte

Siguri
Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci

Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci

Lajme
Demiri: Në Klinikën e Kardiokirurgjisë kanë hyrë njerëz të panjohur dhe pa licencë nga Serbia

Demiri: Në Klinikën e Kardiokirurgjisë kanë hyrë njerëz të panjohur dhe pa licencë nga Serbia

Shëndetësi
​Arrestimi i Mustafës nga autoritetet serbe, Mahmuti: Serbia po manipulon me listat e të vrarëve

​Arrestimi i Mustafës nga autoritetet serbe, Mahmuti: Serbia po manipulon me listat e të vrarëve

Lajme
Osmani për vdekjen e Agim Vatovcit: Kontributi i tij për mbështetjen e personave me nevoja të veçanta, shembull për brezat

Osmani për vdekjen e Agim Vatovcit: Kontributi i tij për mbështetjen e personave me nevoja të veçanta, shembull për brezat

Lajme
Boksieri që u bë pastor, rrëfimi i Akil Panos: Si u lidha me Zotin!

Boksieri që u bë pastor, rrëfimi i Akil Panos: Si u lidha me Zotin!

Lajme
Kalo në kategori