“Kërkon këshilla, të tjerët mendojnë se tashmë janë shumë të mirë”, Kroos flet gjerë dhe gjatë për Arda Gulerin
Janë të paktë zërat aq autoritar në botën e futbollit sa ai i Toni Kroos. Si veteran në skuadrën e Real Madridit, mesfushori gjerman ka fuqi të mjaftueshme për të korrigjuar, këshilluar apo analizuar të ardhmen e secilit prej lojtarëve që përbëjnë skuadrën e Carlo Ancelottit.
Në podcastin ‘Einfach mal luppen‘, të cilin e ndan me vëllain e tij Felix, futbollisti gjerman i bëri një skanim yllit të ri të Realit, Arda Guler, i cili i është bashkuar disiplinës së ekipit të parë në këtë parasezon 2023/24 dhe se ende nuk ka qenë në gjendje të debutojë pasi po e zvarritin disa lëndime në këmbën e tij të djathtë.
Për Kroosin, turku është një futbollist në stërvitje, të cilit duhet t’i jepet hapësirë për t’u rritur dhe përparuar, pasi sipas tij ka shumë talent.
“Duhet thënë se ai ka talent të madh për moshën e tij. Ai ka një këmbë të majtë shumë, shumë të mirë. Dhe do ta tregojë shumë herë. Ka një goditje të shkëlqyer me këmbën e majtë, është shumë i mirë teknikisht, veçanërisht në hapësira të vogla, mendoj se ai është një nënshkrim mjaft i mirë dhe inteligjent, sidomos për të ardhmen”, ka thënë fillimisht Kroos.
Megjithatë, mesfushori gjerman e di mirë se në futboll vetëm talenti nuk ia vlen dhe se ajo që është e nevojshme për të vendosur veten në elitë është një kombinim vdekjeprurës: durim për të mësuar, përulësi dhe përkushtim.
“Duhet të jesh pak i kujdesshëm me kaq shumë pritshmëri. Ka pasur edhe lojtarë që, pas faktit, nuk i kanë përmbushur. Sidomos në këtë klub, ka çështje të tjera që përcaktojnë nëse dikush ka sukses apo jo. Nuk ka të bëjë vetëm me talent, teknikë apo gjuajtje”.
Por, gjermani nuk hezitoi ta lavdërojë dëshirën e Guler për të mësuar, ndryshe nga të rinjtë e tjerë premtues me të cilët është takuar.
“Ai është një nga ata talent që pyet: “Si e bën këtë?” Ai kërkon këshilla dhe mësime. Ka shumë 18-vjeçarë që mendojnë se tashmë janë shumë të mirë dhe nuk kanë nevojë fare për këshilla. Por ai ka atë mentalitet të të mësuarit”.
“Deri në çfarë mase është një person i fortë fizikisht? Si t’i përballoj pengesat? Deri në çfarë mase jam i prirur ndaj lëndimeve? Si ta përballoj presionin e të luajturit në një klub si ky? Çfarë personaliteti kam për të mbizotëruar në një ekip si kjo?” Këto janë pyetje që as nuk mund t’i përgjigjem. Prandaj jam i kujdesshëm me kaq shumë superlativa, por mendoj se ai ka një talent të veçantë si futbollist”, përfundon ylli gjerman. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVeprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata
BBC u tall me Ronaldon, i vendosi një “emër të ri” pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë
Tifozët mendojnë se kanë gjetur arsyen e vërtetë pse Ronaldo shpërtheu në lot ndërsa shfaqen pamjet e reja
Jose Mourinho përforcon mbrojtjen e Fenerbahces me ish-yllin e Ligës Premier
Arsenali i gatshëm ‘të thyejë bankën’ për transferimin e top yllit të Barcelonës
Dështimi i pabesueshëm i VAR-it eliminoi SHBA-të nga Copa America, Pulisic u çmend me gjyqtarët pas ndeshjes
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata
Notat e lojtarëve: Portugalia 0-0 Sllovenia
Kush janë Haredim-ët në Izrael dhe pse ata nuk duan të marrin pjesë në ushtri?
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale
Policia arreston Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen në Suharekë
Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit