LAJMI I FUNDIT:

Kurti reagon ndaj sloganit në Beograd: Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë

Kurti reagon ndaj sloganit në Beograd: Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi të mërkurën në stadiumin e klubit futbollistik serb Crvena Zvezda është shpalosur një slogan me përmbajtje provokuese dhe luftënxitëse ndaj Kosovës.

Kurti ka thënë se Crvena Zvezda dje bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë

“Në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga Tribunali për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Arkan,  u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”, ka shkruar Kurti në një postim në Tëitter, transmeton Telegrafi.


Tifo-grupi “Delije” i klubit Crvena Zvezda gjatë një ndeshje të mërkurën kanë bërë krijuar përmes koreografisë në tribunë një tank, ndërsa e kanë shoqëruar me një slogan ku shkruhej: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se këta tifozë po i përçojnë mesazhet që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk mund ose nuk dëshiron t’i thotë publikisht.

Tifozët e klubit serb të futbollit bënë thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë, reagon Bislimi
Lexo po ashtu Tifozët e klubit serb të futbollit bënë thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë, reagon Bislimi

Ky veprim i tifozëve të klubit serb të futbollit, ka ndodhur në minutën e 12-të dhe sekondën e 44-të, duke e ndërlidhur atë me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Harulla Çeku, i cili ka thënë se Serbia po mobilizon tifozeri për mesazhe lufte.

Sipas tij, kjo koreografi tregon qartazi për mendësinë e pandryshuar të Serbisë.

“Grupi i tifozerisë ‘Delije’ mbrëmë ka shfaqur një koreografi ku shihet një tank i madh me sfondin e flamurit serb dhe me shkrimin nën të ‘Kur të kthehet ushtria në Kosovë’. Serbia edhe një herë tregoi që nuk e kursen as sportin si platformë për promovimin e politikës së saj luftënxitëse”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Ai tutje ka thënë se kërcënimet me luftë nga stadiumi i futbollit duhet të kundërshtohen nga organizatat ndërkombëtare të futbollit, të cilat i ka ftuar për marrjen e masave të duhura ndëshkuese.

“Këto veprimeve të Serbisë janë të papranueshme, andaj komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të qëndrojë në heshtje”, ka thënë Çeku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Kalo në kategori