LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e klubit serb të futbollit bënë thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë, reagon Bislimi

Tifozët e klubit serb të futbollit bënë thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë, reagon Bislimi

Tifozët e klubit serb të futbollit “Crvena Zvezda”, në një ndeshje miqësore të mbajtur të mërkurën ndaj klubit italian Fiorentina, kanë bërë thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.

Tifo-grupi “Delije” kanë paraqitur një tank si koreografi, ndërsa e kanë shoqëruar me një shkrim ku thuhet: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.


Ndaj këtij veprimi ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se këta tifozë po i përçojnë mesazhet që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk mund ose nuk dëshiron t’i thotë publikisht.

“E gjithë kjo ndërkohë që edhe Vuçiq ishte i pranishëm në tribuna. I gjithë aparati shtetëror është ndërtuar në Serbi për median, sportin, artin, kulturën, shkencën që të përdoren për mjete propagandistike dhe për të nxitur dhunën, terrorin, tensionet dhe luftën”.

“Delije shpesh dërgon mesazhe që Vuçiq nuk mund ose nuk dëshiron t’i thotë publikisht. Ai ka nevojë për akte të tilla për të ushqyer urrejtjen dhe nacionalizmin etnik në opinionin publik”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Ky veprim i tifozëve të klubit serb të futbollit, ka ndodhur në minutën e 12-të dhe sekondën e 44-të, duke e ndërlidhur atë me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Harulla Çeku, i cili ka thënë se Serbia po mobilizon tifozëri për mesazhe lufte.

Sipas tij, kjo koreografi tregon qartazi për mendësinë e pandryshuar të Serbisë.

“Grupi i tifozerisë ‘Delije’ mbrëmë ka shfaqur një koreografi ku shihet një tank i madh me sfondin e flamurit serb dhe me shkrimin nën të ‘Kur të kthehet ushtria në Kosovë’. Serbia edhe një herë tregoi që nuk e kursen as sportin si platformë për promovimin e politikës së saj luftënxitëse”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Ai tutje ka thënë se kërcënimet me luftë nga stadiumi i futbollit duhet të kundërshtohen nga organizatat ndërkombëtare të futbollit, të cilat i ka ftuar për marrjen e masave të duhura ndëshkuese.

“Këto veprimeve të Serbisë janë të papranueshme, andaj komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të qëndrojë në heshtje”, ka përfunduar ministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori