LAJMI I FUNDIT:

Gërxhani: Reklama e tipit “Shqipëria, Maldivet e Evropës” na bëjnë dëm

Gërxhani: Reklama e tipit “Shqipëria, Maldivet e Evropës” na bëjnë dëm

Kliton Gërxhani, kreu i Shoqatës së Tur-operatorëve, deklaroi se reklamat e tipit “Shqipëria, Maldivet e Evropës” i bëjnë dëm vendit tonë.

“Ne kemi një popullsi që po na rrallohet, që do të thotë se kemi pak njerëz që mirëpresin turistët. Duhet të mendohemi mirë se çfarë turizmi duam. Reklamat e tipit “Ejani në Shqipëri së është si Maldivet e Evropës” nuk na bëjnë mirë. Kjo sepse është gënjeshtër, ne e dimë që Maldivet kushtojnë 10 000 euro nata. Ishte si puna e Lumit të Shalës, që e prishëm duke e quajtur “Tajlanda e Evropës”. Ne duhet të kemi identitet në produktin tonë turistik. Nuk mund të themi se ofrojmë çdolloj gjëje se nuk e beson njeri këtë. Sa i përket Tiranës, mendoj që duhet të kontrollojë numrin e turistëve. Vijnë 4 milionë turistë në vit, që nuk është e lehtë kjo gjë”, tha Gërxhani në A2CNN.


Ndërsa, sipas Andi Seferit, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, fluksi i turistëve duhet parë me pozitivitet: “Kur  diskutojmë për cilësinë e turistit që duam të vijë në Tiranë, që këtu është sukses. Fluksin e turistëve dua ta shikoj me pozitivitet. Ata po shkojnë në një vend që nuk e kanë parë, duke njohur Tiranën si qendër zhvillimi, që do të thotë se në të gjitha këndvështrimet, Tirana është kthyer në vëmendjen e botës. Në të gjitha orët shikon grumbullime turistësh në qytet. Kërkesa përgatit edhe ofertën. Ne kemi pasur risi për një numër shumë të madh apartamentesh që janë përgatitur si Airbnb, plus ka shumë marka hotelesh të mëdha, që do të thotë se po ridimensionohemi në mënyrë bashkëkohore. Jemi në ndërtim e sipër në këtë fushë, patjetër që ka probleme dhe ka nevojë për përmirësim”.

Nevila Popa, eksperte për turizmin, mendon se shtimi i turistëve në kryeqytet ka ardhur nga disa arsye: “Mediat ndërkombëtare kanë shkruar shumë për Tiranën. Fluturimet janë shtuar, Tirana ka qenë për dy vite me radhë Kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe promovimi e ndihmon vendin për t’u njohur. Mënyra se si duhet ta menaxhojmë është tjetër. Tirana është vendi ku ka turizëm biznesi. Ajo që ka ndodhur pas pandemisë është që e kemi parë qytetin ndryshe. Është ndihmuar shumë nga fluturimet direkte nga Lindja e Mesme, që vijnë individë që prenotojnë vetë hotelin dhe qëndrojnë një javë të stacionuar”.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

Lajme
MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës

MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Kalo në kategori