LAJMI I FUNDIT:

Xhuli Nura mohon të jetë në një lidhje dashurie

Xhuli Nura mohon të jetë në një lidhje dashurie
Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja e njohur shqiptare, Xhuli, vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në faqet rozë.

Ajo mori vëmendje të madhe gjatë kohës që ishte në Big Brother VIP Kosova, nga i cili doli edhe finaliste duke fituar plot 10 mijë euro.


Ndërkohë që po vazhdon me angazhimet e saj, ajo gjatë kësaj kohe është parë edhe duke shijuar pushimet.

Foto: Screenshot/Instagram

Megjithatë, modelja nga Drenica i ka dhënë fund aludimeve se është në një lidhje të re.

Tortë e fishekzjarre - pamje nga festa luksoze për ditëlindjen e Xhuli Nurës në Tiranë
Lexo po ashtu Tortë e fishekzjarre - pamje nga festa luksoze për ditëlindjen e Xhuli Nurës në Tiranë

“Juli kapet mat me të dashurin? Kush po e shoqëron në pushime”, ka shkruar fillimisht në postim.

Ajo tutje theksoi: “Oh të parët do ta dini sapo të bëj të dashur”.

E njëjta ka kohë që nuk është komentuar për një romancë dashurie, ndonëse sa ishte në BBVK kishte folur vazhdimisht për jetën private. /Telegrafi/