Paolo Maldini u largua papritur nga Milani në fund të sezonit duke befasuar të gjithë opinionin e futbollit në Itali.
Megjithatë Maldini nuk pritet të mbetet gjatë pa punë, pasi ofertat për ish-drejtorin teknik të Rossonerëve nuk mungojnë.
Ish-drejtori teknik i skuadrës kuqezi, që pas largimit nga Milani nuk ka dhënë asnjë deklaratë, në ditët e fundit ka marrë një propozim për të qenë pjesë e stafit drejtues të Paris Saint-Germain.
Maldini që aktualisht ndodhet me pushime, nuk ka marrë akoma një vendim në lidhje me të ardhmen e tij.
Por përveç kampionëve në fuqi të Francës, edhe përfaqësuesja italiane e futbollit mendon për Maldinin.
Federata italiane i ka bërë një propozim ish-mbrojtësit legjendar, po akoma nuk është saktësuar roli i tij në ambientin e kombëtares.
Gjithsesi Maldini së shpejti pritet të marrë një vendim nëse do të pranojë ndonjërën nga ofertat, apo do të vazhdoj me pushime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251