Bujar Osmani: Shteti është në pikë kritike, është koha për të marrë përgjegjësi
“E ardhmja e vendit nuk është vetëm përgjegjësi e Qeverisë, por e kujtdo që është dakord që vendi të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Vendi është në pikë kritike dhe kushdo që dëshiron të shohë progres duhet të marrë përgjegjësi”.
Kështu deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë intervistës së sotme në emisionin “Click Plus” në TV21. Për këtë, shtoi Osmani, është e nevojshme të krijohet një front europian që do të marrë rolin udhëheqës në atë rrugë dhe do të jetë më shumë se udhëheqje e politikës ditore.
“Tani është koha kur duhet të mbajmë përgjegjësi për këtë popull, përgjegjësi për këtë vend, sepse në fund të fundit politika është mbi të gjitha shërbim, është një lloj përgjegjësie ndaj njerëzve që ju kanë dhënë besimin. Tani është koha e Frontit për Europën. Ta mbajmë këtë kurs, të arrijmë këtu dhe pasi ta kalojmë këtë pikë, e cila është e papërsëritshme, atëherë le të organizohet skena politike si të dojë, kjo është më pak e rëndësishme për momentin”, tha Osmani.
Në këtë drejtim, Osmani thotë se do të ishte shumë më e drejtë që opozita të shprehë qartë qëndrimet e saj nëse është pro apo kundër BE-së dhe çfarë alternativë tjetër ofrojnë.
“Çfarë ofron opozita? A është Asociacioni Euroaziatik, për shembull? Kjo është mënyra e vetme për të qenë të drejtë me votuesit. Por, nëse pretendoni se dëshironi të ardhmen europiane të vendit, rruga drejt Europës është kjo. Nuk është e këtillë vetëm për ne, kështu ka qenë për secilin shtet”, thotë Osmani.
Duke komentuar deklaratat e liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe qëndrimin e partisë se nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese, Osmani tha se kjo është thjesht populizëm.
“Mosndryshimi i Kushtetutës favorizon kauzën e radikalëve bullgarë në dy mënyra. Së pari, çdo ditë e më shumë po vonohemi në BE, maqedonasit marrin pasaportë bullgare, për të marrë pasaportë bullgare duhet të deklaroni në Sofje se jeni bullgar me origjinë. Nuk ka bullgarizim më të madh se nxjerrja e pasaportës, numri arrin në 100 mijë, si pasojë e vonesës së integrimeve. Dhe së dyti, integrimi i bullgarëve në Kushtetutë është zyrtarizim i faktit se bëhet fjalë për dy popuj të ndryshëm. Për herë të parë në Kushtetutë do ta kemi popullin maqedonas si shumicë dhe një pjesë të popullit bullgar si pakicë”, tha Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Sonte tërmet në Maqedoni
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit