LAJMI I FUNDIT:

Propozimi për ndryshimet kushtetuese kalon në Komisionin për Çështje Kushtetuese

Propozimi për ndryshimet kushtetuese kalon në Komisionin për Çështje Kushtetuese

Me 10 vota “për”, shtatë “kundër” Komisioni për Çështje Kushtetuese miratoi në lexim të parë propozimin për hapjen e Kushtetutës.

Kryetari i Komisionit Talat Xhaferi, tha se propozuesi për ndryshimet kushtetuese ka afat 15 ditë që të propozojë draft-amendamentet për ndryshimet kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në debatin e sotëm i cili ishte i pari për ndryshimet kushtetuese, kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se nëse nuk votohen ato, do të ndërpritet procesi i integrimit të vendit në BE.

Ai tha se me futjen e bullgarëve në Kushtetutë, nuk cenohet identiteti kombëtar dhe shtetëror i maqedonasve.

Ndërsa koordinatori i deputetëve të opozitës maqedonase, Nikolla Micevski, tha se ndryshimet kushtetuese bëhen nën diktimin e Bullgarisë dhe se të njëjtat nuk do t’i mbështesin asnjëherë./Telegrafi/