LAJMI I FUNDIT:

Barcelona del me qëndrim zyrtar rreth lajmeve që e lidhin Mbappen me klubin

Barcelona del me qëndrim zyrtar rreth lajmeve që e lidhin Mbappen me klubin

Ekspedita e Barcelonës në Los Angeles u zgjua me një tronditje në telefonat për shkak të informacionit të publikuar nga L’Equipe që njoftonte një takim mes PSG-së dhe klubit katalanas për të negociuar për Kylian Mbappe.

Klubit të La Ligas iu desh pak kohë për të ndalur thashethemet.

Nga brenda klubit, konsiderohet një manovër e PSG-së përmes një mediumi të ngjashëm për të bërë në një farë mënyre nervozë Real Madridin.


Barça e bën të qartë se nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Ata as nuk ka muskujt ekonomik për të përballuar një operacion të tillë dhe as nuk mund të hyjë në një garë në të cilën Madridi ka vite avantazh.

“Barça nuk ka çfarë të bëjë këtu”, bëjnë të qartë nga klubi. Anëtarët e udhëheqjes teknike, me Mateu Alemany në krye dhe të bordit, pothuajse të gjithë në Los Angeles, u distancuan nga kjo gjë.

Barcelona, sot e kësaj dite, është diçka që nuk ka të bëjë fare me realitetin e Mbappes, Real Madridit dhe PSG-së. /Telegrafi/