Një biznesmen rus me lidhje me shërbimet e sigurisë ruse është i fundit në një varg figurash të profilit të lartë në vend, që u gjet i vdekur në rrethana të pashpjegueshme.
Anton Andreyevich Cherepenikov, 40 vjeç, ishte kreu i kompanisë më të madhe ruse të IT, ICS Holding, që u gjet i vdekur në zyrën e tij në Moskë, transmeton Telegrafi.
Sipas mediave ruse, shkaku paraprak i vdekjes ishte arresti kardiak, por miku i tij Vasiliy Polonsky tha se nuk i besonte raportet zyrtare të vdekjes së tij, raportoi media e pavarur ruse Baza.
“Shkaku i saktë i vdekjes së sipërmarrësit do të përcaktohet më vonë”, njoftojnë mediat.
The Times raporton se shkaku zyrtar i vdekjes është një mbidozë e gazit mjekësor.
ICS Holding është përdorur nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) për të monitoruar aktivitetet e qytetarëve në internet, sipas gazetës së pavarur ruse Novaya Gazeta.
Ata njoftuan se kompanisë iu dha detyra për të kryer mbikëqyrjen e qytetarëve pas ligjit të futur në vitin 2018, i cili forcoi mbikëqyrjen e shërbimeve ruse të sigurisë mbi qytetarët e saj.
Ky ligj u lejon operatorëve të telekomit të ruajnë regjistrimet audio të të gjitha thirrjeve dhe SMS-ve për gjashtë muaj, dhe trafikun e internetit për një muaj.
ICS Holding hyri në listën e kompanive nën sanksione ndërkombëtare pas pushtimit rus të Ukrainës.
Cherepenikov ishte një partner i gjatë i oligarkut Alisher Usmanov, i cili ishte gjithashtu një nga ata të sanksionuar për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.
Ai ishte anëtar i bordit të USM, një grup i fuqishëm biznesi rus, si dhe operatorëve celularë Megafon dhe USM Telecom, të cilat Usmanov i kontrollon, raporton Novaya Gazeta.
Përveç Cherepenikov, një tjetër miliarder rus u gjet i vdekur gjatë fundjavës, por ai besohet se ka vdekur nga shkaqe natyrore.
Igor Kudryakov, një ish-zyrtar qeveritar dhe biznesmen i pasur, u gjet i vdekur në banesën e tij në Moskë. Sipas raportimeve, Kudryakov është diagnostikuar me kancer dhe sëmundja thuhet se ka përparuar në një fazë terminale.
Cherepenikov është i fundit në një seri oligarkësh rusë që u gjetën të vdekur në rrethana të pashpjegueshme pas pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Imazhe të cilat tregojnë dëmet brenda aeroplanit që u godit nga turbulencat gjatë fluturimit Londër-Singapor
Pentagoni kërkon të rrisë kapacitetet e mbrojtjes ajrore në Gjirin Persik, ndërsa kërcënimet nga Irani rriten
Forcat izraelite depërtojnë thellë në Rafah
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251