Lansimi i super-veturës me katër dyer të McLaren shtyhet të paktën deri në vitin 2028
Marka britanike McLaren thotë se planifikon të zgjerojë gamen e saj të veturave elektrike – duke përfshirë një SUV dhe vetura elektrike – por kjo nuk do të ndodhë përpara vitit 2028.
Në një intervistë me Autocar, revistën britanike, gjatë fundjavës së shkuar në Festivalin e Shpejtësisë Goodwood, drejtori ekzekutiv i McLaren, Michael Leiters, deklaroi se prodhuesi i veturave momentalisht po fokusohet në vendosjen e “kompanisë në rrugën e duhur drejt përfitimit”.
Kur u pyet në lidhje me progresin e modelit të shumëpërfolur SUV, Leiters për Autocar bëri të ditur se prioritet i tij ishte një riorganizim dhe rikapitalizim i tërësishëm i kompanisë, raporton Drive, transmeton Telegrafi.
“Nëse jemi në rrugën e duhur për përfitim, do të mendojmë për shtrirje në të gjitha segmentet. Ne e quajmë atë ‘performancë të përbashkët’. Performanca e përbashkët mund të jetë gjithçka që ka më shumë se dy dyer dhe/ose më shumë se dy ulëse”, ishin fjalët e Leiters.
“Kjo është diçka për të cilën do të mendojmë më vonë. Ne nuk morëm një vendim për këtë. Është padyshim një mundësi biznesi për ne”, shtoi tutje ai.
Ndër të tjera Michael tha: “Por unë nuk e shoh këtë në të ardhmen e afërt. Nëse merrni parasysh atë që thashë – rikapitalizimin dhe më pas kalimin në përfitim plus kohën e zhvillimit të veturës – kjo nuk do të ndodhë përpara vitit 2028”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVolkswagen ka një përgjigje për rënien e shitjeve të veturave elektrike
U pagua vetëm për të testuar modelin e ri të Mercedes, garuesi publikon video nga pista
Hulumtim i ri: Veturat elektrike humbasin seriozisht fuqinë kur bie shi i madh!
BMW M4 CS, shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 3.2 sekonda – kushton 160 mijë euro
Mercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE
Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron