LAJMI I FUNDIT:

Nën tingujt e legjendarit të muzikës – Armend Rexhepagiqi, Festivali i Gastronomisë bën hapjen madhështore të edicionit të tretë në Prishtinë

Festivali i Gastronomisë në Prishtinë nisi siparin e tij të edicionit të tretë të enjten mbrëma.

Në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, festivali familjar dhuroi një mbrëmje fantastike për të gjithë të pranishmit – në një mbrëmje ku ishin shitur të gjitha biletat.

Me një ambient familjar të këndshëm, me pije e ushqim pa fund – ky festival u shndërrua në destinacionin e zgjedhur të shumë qytetarëve.


Atmosfera në natën e parë të Festivalit të Gastronomisë në Prishtinë (Foto: Komuna e Prishtinës)

Agnesa Qorri – koordinatorja për media e ‘Prishtina Gastronomy Festival’ tregoi për Telegrafin detajet mbi organizimin e sivjetmë.

“Këtu jemi te Festivali i Gatronomisë, ku sot hapim edicionin e tretë të këtij festivali. Po shohim që kanë ardhur shumë njerëz, kanë filluar të vijnë edhe pse është ende herët. Dyert janë hapur në ora 18:00, ka vetëm një orë që është hapur dhe ka filluar të mbushet”, tha Qorri.

Atmosfera në natën e parë të Festivalit të Gastronomisë në Prishtinë (Foto: Komuna e Prishtinës)

Mbrëmja kulmoi me paraqitjen në koncert të legjendës së muzikës shqiptare, Armend Rexhepagiqi, i cili interpretoi për publikun një gamë të gjerë hitesh nga repertoari i tij i pasur artistik.

“Sot kemi prezent këngëtarin e mirënjohur, Armend Rexhepagiqi, i cili do të hapë natën e parë të festivalit. ‘Prishtina Gastronomy Festival’ është festivali më i këndshëm dhe familjar në vend, ku mund të vini me familje, mund të vini edhe me shoqëri, mundeni me ardhë me kolegë ose këdo që iu përshtatet. Është festival për të gjitha gjeneratat, ka ushqim pije dhe muzikë pa fund”.

Festivali i Gastronomisë në Prishtinë këtë vit organizohet nga data 20 deri më 27 korrik. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
“Ishte i martuar e me fëmijë”, Rovena Stefa tregon historinë e hitit të saj

“Ishte i martuar e me fëmijë”, Rovena Stefa tregon historinë e hitit të saj

Magazina
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Magazina
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

Magazina
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025

Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025

Magazina
Zjarret masive në Los Angeles, Bebe Rexha shfaqet me maskë dhe tregon gjendjen e saj: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku

Zjarret masive në Los Angeles, Bebe Rexha shfaqet me maskë dhe tregon gjendjen e saj: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku

Magazina
Kalo në kategori