LAJMI I FUNDIT:

Man City pranon ofertën e klubit saudit për Mahrez

Man City pranon ofertën e klubit saudit për Mahrez

Klubi anglez, Manchester City thuhet se ka rënë dakord për kushtet e transferimin me Al-Ahli për shitjen e Riyad Mahrez këtë verë.

Legjenda algjeriane ishte cak i klubit nga Superliga e Arabisë Saudite tash e disa kohë, por vetëm tani thuhet se është pranuar oferta e tyre nga City.


Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Mahrez do të transferohet në klubin saudit për një tarifë prej 35 milionë euro, me bonuse të përfshira.

Mahrezit iu dha leja nga City që të mos udhëtonte me skuadrën për turneun e tyre në Azinë Lindore. Ai është i vetmi lojtar i ekipit të parë që nuk është në turne me skuadrën.

City pagoi rreth 68 milionë euro për Mahrez në vitin 2018 dhe ai shënoi 15 gola nga 47 ndeshje në sezonin e kaluar, ku fituan tre trofetë.

Sulmuesi anësor algjerian ka një marrëveshje me Cityn deri në vitin 2025 dhe shitja e tij për këtë shifër llogaritet të jetë një pazar i mirë për klubin nga Etihad. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori